Liam Payne ndërroi jetë si pasojë e traumave të shumta, si dhe gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, të shkaktuara nga rënia e tij nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia u krye në Argjentinë dhe sipas rezultatit, goditjet që ai pësoi në kokë ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e tij.
Hetimi, i cili përfshiu marrjen në pyetje të 5 dëshmitarëve që panë këngëtarin gjatë orëve të fundit të jetës së tij, treguan se ai ishte vetëm në dhomën e hotelit kur ndodhi incidenti tragjik. Sipas hetimit, në dhomën e hotelit u gjetën substanca narkotike dhe alkool.
Ish-anëtari i grupit One Direction ndërroi jetë të mërkurën (16 tetor 2024). Njerëzit që ndodheshin në hotel thanë për The Guardian se dëgjuan zhurma dhe britma për orë të tëra para se Payne të binte nga ballkoni.
“Mendova se po bëheshin rregullime sepse kishte shumë goditje, përplasje dyersh, në pjesën më të madhe të ditës. Kishte shumë zhurmë, ishte e çuditshme. Më vonë dëgjova sirena dhe mendova se kishte rënë ndonjë zjarr. Pastaj, dëgjova një ulërimë”, u shpreh Doug Jones, i cili qëndronte në të njëjtin hotel.
Një recepsionist i hotelit kishte njoftuar policinë se një burrë kishte sjellje agresive dhe mund të ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës. Menaxheri i hotelit gjithashtu dëgjoi një zhurmë të madhe në pjesën e pasme të hotelit dhe kur policia mbërriti, ata gjetën trupin e pajetë të Payne.
Artikuj të sugjeruar:
- Do të performonte këngën me Liam: Rita Ora largohet e përlotur nga skena
- Ish-anëtarët e One Direction reagojnë për vdekjen e Liam Payne
- Ish-e fejuara e Liam Payne thotë se ai e kishte paralajmëruar vdekjen e tij
- Partnerja e Liam Payne përballet me kritika në rrjetet sociale, por pse?
- Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me ish-anëtarin e 1D, Niall Horan
- Liam Payne, ish-ylli i One Direction, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare