Zayn Malik ka njoftuar se do të kryejë turneun e tij të parë që nga largimi prej One Direction në vitin 2015. Lajmin, artisti e ka dhënë në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon duke bërë të ditur se njoftimi për turneun e tij "Stairway to the Sky" do të bëhej ditën pasardhëse.
Fillimisht, turneu ishte planifikuar të niste më 23 tetor të këtij viti, por Malik njoftoi se do ta shtynte datën e nisjes pas ndarjes së papritur nga jeta të ish-anëtarit të bandës One Direction dhe mikut të tij, Liam Payne.
"Pas humbjes së dhimbshme që përjetuam këtë javë, kam marrë vendimin për të shtyrë pjesën amerikane të turneut 'Stairway to the Sky'. Datat do të riplanifikohen për në janar dhe do t’i postoj sa më shpejt që të jetë gjithçka e vendosur në ditët në vijim," shkroi ai në Instagram.
Artikuj të sugjeruar: