Showbiz dhe TV

Einxhel Shkira flet për refuzimin e rolit të opinionistes në “BBVK”

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2024

Einxhel Shkira flet për refuzimin e rolit të opinionistes në

Moderatorja Einxhel Shkira, shpjegoi mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” arsyet pse refuzoi ofertën për t’u bërë opinioniste në “Big Brother Vip Kosova 3”.

E pyetur për një debat të mundshëm me producentët, Einxhel sqaroi se nuk ka patur ndonjë konflikt dhe se shpesh krijohen lajme të pabaza për të.

“Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë,” tha ajo, duke nënvizuar që kërkesat e saj profesionale janë gjithnjë të qarta.

E pyetur se çfarë ndodhi pas propozimit që iu bë, Einxhel tha: “Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën”.

Moderatorja theksoi se arsyeja e refuzimit nuk kishte të bënte aspak me pagesën: “Nuk është pagesa që më mban apo më lëshon. Po të kishte qenë pagesa, nuk do rrija larg ekranit 3 vjet.”

Einxhel tregoi se, pavarësisht presionit për të marrë pjesë dhe për të kënaqur audiencën, për të ishte e rëndësishme të ndihej rehat me rolin që do të merrte.

“E vërteta është që unë do ta bëja atë lloj gjëje, e presionova veten për të kënaqur njerëzit, por jo veten,” shpjegon ajo.

Artikuj të sugjeruar: