Shtëpia

Pastrim pa mundim dhe efikas; Si të maksimizoni përdorimin e fshesës më të fuqishme

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2024

Pastrim pa mundim dhe efikas; Si të maksimizoni përdorimin e

Një pajisje inteligjente është e aftë jo vetëm t’u japë zgjidhje problemeve tona në përditshmëri, por gjithashtu të na vijë në ndihmë për kryerjen e detyrave që deri më tani i kishim “urryer”. Për disa punët e shtëpisë janë si një formë terapie, ndërsa për shumë të tjerë janë një makth. Për të dy grupet, ne kemi pajisjen që jua bën jetën jo vetëm më të lehtë, por do ta shndërrojë rutinën tuaj të pastrimit në një eksperiencë cool. Po po e lexuat mirë.. një eksperiencë e paparë falë inteligjencës artificiale. Bespoke Jet AI është një pajisje inteligjente, e fuqishme që ndihmon në pastrimin e shtëpisë pa mundim. 

Kjo fshesë dore me korrent pastron fuqishëm çdo sipërfaqe dhe vjen me një arsenal furçash për të pastruar jo vetëm çdo lloj dyshemeje, por edhe në vendet më të vështira për të ndërhyrë. Furça aktive dyshe, furça me LED të hollë , fshesa rrotulluese me sprucim e jo vetëm do të pastrojnë  në mënyrë të fuqishme tapetet dhe dyshemetë e forta; do të mbledhin  lehtësisht qimet e kafshëve shtëpiake pa u ngatërruar, do të fshijnë dyshemetë e forta me shtupë dyshe të lagur etj. Për të pastruar në mënyrë optimale çdo sipërfaqe dhe pa mundim ju mund të rregulloni automatikisht fuqinë thithëse dhe shpejtësinë e furçës sipas dyshemeve dhe kurseni bateri deri në 14%.

Pastrim pa mundim dhe efikas; Si të maksimizoni përdorimin e

Bespoke Jet™ ka fituar jo më kot çmime inovacioni në CES për novacionet e saj, duke përfshirë një sistem automatik për zbrazjen e pluhurit të integruar me stacionin e saj të baterisë të quajtur All-in-one Clean Station™. Zbrazje e lehtë dhe higjienike e koshit të pluhurave heq në mënyrë efektive pluhurin dhe papastërtitë e mbledhura me një ciklon rrotullimi, pa qenë nevoja të ndosni duart. All-in-one Clean Station™ përdor teknologjinë "Air Pulse", e cila gjeneron një lëvizje si rrahje zemre për të shkundur pluhurin me ajër pulsues, ndërkohë që karikon baterinë.

Gjithashtu, kjo pajisje kap pa mundim pluhurin e imët në qesen antibakteriale që parandalon rritjen e baktereve. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Fshesa me vakuum e karikueshme pa kordon, vjen me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash dhe është sa e fuqishme edhe me stil. Dizajni me peshë të lehtë, ua bën më të lehtë menaxhimin e pajisjes dhe pastrimin e shtëpisë. 

Pastrim pa mundim dhe efikas; Si të maksimizoni përdorimin e

Të bësh pjesë një nga pajisjet “Bespoke" në jetën tuaj, do të thotë  të optimizosh pajisjet në mënyra që të thjeshtojnë dhe fuqizojnë rutinën tënde. Duke forcuar lidhjen me të gjithë linjën dhe duke zgjeruar AI në më shumë kategori produktesh, Samsung po hap rrugën për një epokë të re të shtëpive të hiper-konektuara. Duke kombinuar përmirësimet më të fundit të Samsung SmartThings dhe teknologjinë AI, produktet Bespoke ofrojnë një përvojë të automatizuar pa probleme në shtëpi - një përvojë në të cilën pajisjet mësojnë modelet e përdorimit të përdoruesve dhe ofrojnë automatizime të personalizuara bazuar në konfigurimin dhe stilin e jetës së tyre inteligjente. 

E tani është pikërisht momenti për të përfituar pasi Samsung ofron  një garanci 5-vjeçare (2 vjet garanci të rregullt + 3 vjet garanci shtesë tregtare) për disa modele të fshesave me korrent Samsung të blera nga data 01.10. deri më 31.12.2024. Për t'u kualifikuar për një garanci shtesë tregtare, duhet të bëni një vlerësim dhe të regjistroheni në faqen e internetit samsunggaranciezgjatur.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes.

Pastrim pa mundim dhe efikas; Si të maksimizoni përdorimin e