Instagramming

Xhensila uron djalin për ditëlindje dhe zbulon portretin e tij: “Do rritesh e do mësosh të vërtetën”

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2024

Xhensila uron djalin për ditëlindje dhe zbulon portretin e tij:

Djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Amen, feston 1-vjetorin e lindjes dhe nuk kanë munguar surprizat.

Xhensila ka vendosur që urimin e ditëlindjes së parë për vogëlushin e saj ta bëjë në mënyrën që di më mirë, përmes këngës. “Baby Amen” është kënga më e re e Xhensilës, ku zbulon për herë të parë edhe portretin e vogëlushit.

“Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti bërë lulet të çelin për mua një vjeshtë. Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thuhet në vargjet e këngës mes të tjerash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Besi dhe Xhensila janë prindër të dy fëmijëve, Ajka dhe Amen. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre vetëm disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Artikuj të sugjeruar: