Marredhenie

20 pyetje për të kuptuar shenjat e rrezikut në marrëdhënien tënde

Shkruar nga Anabel

18 Nëntor 2024

20 pyetje për të kuptuar shenjat e rrezikut në

Marrëdhëniet shpesh shihen si burimi kryesor i lumturisë dhe mbështetjes emocionale, por kur ndjenjat marrin përpara logjikën, mund të bëhet e vështirë të dallosh nëse diçka po shkon keq. Të gjithë kemi dëgjuar që çdo lidhje ka uljet dhe ngritjet e veta, por ka disa shenja që nuk duhen marrë lehtë. Ndonjëherë, mënyra si jemi rritur dhe ambientet nga kemi ardhur na bëjnë të shohim si “normale” disa gjëra që s’janë aspak të tilla. Dhe kështu, pa e kuptuar, mund të përfundojmë në një marrëdhënie ku flamujt e kuq janë kudo, por ne thjesht vendosim t’i shohim si “dekor”.

Për të ndihmuar në këtë rrugëtim reflektimi, këtu janë 20 pyetje që do t'ju ndihmojnë të kuptoni nëse po përjetoni një lidhje të shëndetshme apo nëse është koha për të menduar më shumë për veten.

1. Ke ndjesinë se ke pavarësinë e duhur në marrëdhënien tënde?
2. Mund të takosh miqtë dhe familjen pa kufizime?
3. Je i/e lirë të diskutosh çdo gjë me njerëzit e tu të afërt?
4. A ndikon partneri/ja te çfarë thua ose nuk thua te të tjerët?
5. Partneri yt nervozohet kur dëshiron të dalësh vetëm?
6. Ndihesh në ankth apo frikë kur ke nevojë të diskutosh një çështje që të shqetëson?
7. A ka tema të cilat nuk mund t'i diskutosh me partnerin/en?
8. Partneri yt tregon shenja kërcënuese?
9. Të jepen udhëzime për intimitetin?
10. A të ndëshkon partneri/ja me “dhunë psikologjike” derisa të bësh siç dëshiron?
11. A bën presion për marrëdhënie seksuale që të ndihesh i/e pafuqishëm/me për të thënë “jo”?
12. Respektohet vendimi yt kur nuk dëshiron seks, apo të bën të ndihesh keq?
13. A të jep komente apo bën krahasime për pamjen e trupit?
14. Kontrollohen financat pa transparencë dhe ndihesh i/e kufizuar për shpenzimet?
15. Partneri yt të thotë çfarë të veshësh?
16. Fyerjet janë pjesë e komunikimit tuaj të përditshëm?
17. Ndihesh keq kur fiton më shumë para se partneri/ja?
18. A je ndierë i/e manipuluar duke dyshuar mendimet dhe realitetin tënd?
19. A është partneri yt pranë dhe mbështetës në momente të vështira?
20. Ka ndonjë formë dhune verbale apo fizike në marrëdhënie?

Nëse disa nga këto pyetje të bëjnë të ndihesh i/e shqetësuar, ndalo dhe reflekto. Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë përpjekje, por ato nuk duhet të të bëjnë të ndihesh vazhdimisht i/e palumtur. Mos lejo që marrëdhënia të të bëjë të ndihesh i/e frikësuar ose i/e kontrolluar. Nëse diçka të duket e gabuar, është koha për të menduar sërish. Një marrëdhënie e mirë është ajo që të përmirëson jetën, jo e kundërta.

Artikuj të sugjeruar: