Showbiz dhe TV

Pyetëm Olti Currin nëse do të jetë opinionisti i "BBVA4", por ai na zbuloi dhe diçka tjetër

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2024

Pyetëm Olti Currin nëse do të jetë opinionisti i

Në episodin e katërt të UËTËFËË! show, në Andale.al, paparazzi i kësaj radhe, Artemisa, ka gjetur Olti Currin, me të cilin kreu një intervistë.

I pyetur nga Artemisa për mendimin e tij mbi fenomenin “Big Brother Vip” dhe specifikisht nëse ‘ka më VIP-a për të hyrë në të’, Olti u përgjigj:

“Sigurisht që Big Brother VIP mendoj se e ka mbyllur ciklin. … Në qoftë se do bëhej një Big Brother me njerëz të panjohur, kam përshtypjen se do ishte akoma më i bukur. …Kur personazhet pretendojnë që janë VIP, aty bëhet një ‘gjellë qensh’”

I pyetur më tej nëse do të rikthehej në Big Brother në rolin e opinionistit, Olti u përgjigj pa u menduar dy herë se “Jo”, nuk do të rikthehej.

Megjithatë, Curri zbuloi se me këtë kusht, do të pranonte të hynte brenda shtëpisë si banor i Big Brother pa një pa dy:

“Në qoftë se më japin 250 mijë euro, hyj që nesër. I pranoj dhe lojën dhe gjithçka tjetër. I kam bërë llogaritë të gjitha dhe po të hyja, do të hyja me këtë çek.”  

Pra, megjithëse Olti qe shumë kategorik në përgjigjen e të qenurit opinionisti i sivjetshëm i BBVA, mos u habisni nëse në vend të kësaj, e shihni në listën e banorëve pjesëmarrës!

Për të ndjekur intervistën dhe emisionin e plotë, ju ftojmë të klikoni në videon e mëposhtme: