Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të saj, ku aktorja fliste për vështirësitë e çështjes së kujdestarisë së vajzës së tyre.
Përgjigja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit “Goca&Gra” dhe akuzoi ish-bashkëshortin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë për vajzën shumën e parave që i takon.
Varfaj, përmes Instagramit, është shprehur se ka pasur pengesa për t’i depozituar Dembacajt paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti thekson pengesën që i është bërë nga ana e saj për të takuar të bijën.
“Bën sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime,” ka nisur Varfaj të shkruajë në një reagim të gjatë.
Më tej ai vazhdon i indnjuar rrëfimin duke iu drejtuar ish-bashkëshortes se “është për burg”, pasi ajo ka falsifikuar firmën e tij për të marrë një prokurë për të bijën, me qëllimin për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.
“Dhe meqë u ankove për pensionin ushqimor që e paguaj çdo muaj dhe pse nuk më lejon të takoj vajzën time dhe pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se ‘nuk dua asgjë’, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lartë nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën, edhe pse nuk të takon”, ka përmbyllur Aleksandër Varfaj pretendimet.
Artikuj të sugjeruar: