Celebrity

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ndahen para lindjes së fëmijës?

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2024

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ndahen para lindjes së fëmijës?
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre vetëm pak muaj para ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, sipas burimeve për TMZ.

Burimet bëjnë të ditur se çifti u nda gjatë fundjavës së Ditës së Falënderimeve, ndërsa po pushonin në Vail, Kolorado. Shkak për ndarjen është bërë diçka që Megan zbuloi në telefonin e MGK-së, gjë që e shqetësoi aq shumë sa i kërkoi atij të largohej nga udhëtimi para kohe.

Pas largimit të MGK-së, çifti nuk është parë më bashkë dhe aktualisht marrëdhënia e tyre është ndërprerë.

Situata është edhe më e ndërlikuar, pasi Megan është në pritje të fëmijës së tyre, që pritet të vijë në jetë në muajin mars. Deri tani, nuk ka informacione nëse dyshja do të përpiqet të rregullojë raportin e tyre ose si do të menaxhojnë prindërimin.

Ky zhvillim ka befasuar fansat e çiftit, të cilët kanë ndjekur nga afër një marrëdhënie të mbushur me emocione dhe momente dramatike. Megjithatë, duket se kjo histori nuk ka përfunduar ende.

Artikuj të sugjeruar: