Përveç akuzave se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, Jay Z po përballet edhe me një tjetër betejë ligjore. Një 31-vjeçar, Rymir Satterthwaite, pretendon se është djali i tij që nuk e ka njohur kurrë.
Satterthwaite pretendon se reperi 55-vjeçar (emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter) kishte marrëdhënie seksuale me nënën e tij kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai 22. Wanda, siç quhet nëna e tij, vdiq në vitin 2019.
“Nëna ime, Wanda, ishte vetëm 16 vjeçe kur mbeti shtatzënë me mua dhe për vite kërkova të vërtetën për identitetin tim. Nuk ka të bëjë me lakminë apo publicitetin, ka të bëjë me nxjerrjen e së vërtetës dhe të gjithë të përfshirët të marrin përgjegjësinë”, tha Satterthwaite, duke shtuar: “Megjithë përpjekjet e mia më të mira, Carter kurrë nuk më shkroi një letër ose nuk iu përgjigj akuzave të mia për të mohuar ose pranuar atësisë.”, tha ai.
Në fakt, kjo mosmarrëveshje juridike vazhdon prej shumë vitesh. Që në vitin 2010, gruaja kishte kërkuar një test ADN-je për të identifikuar babain biologjik të Satterthwaite. Çështja përfundimisht u pushua, pasi në kohën e seancës paraprake djali kishte mbushur 18 vjeç dhe ligji parashikon që ky proces të përfundojë përpara se fëmija të mbushë moshën madhore.
Megjithatë, familja citoi një ligj tjetër që kërkon një test të atësisë deri në moshën 23-vjeçare. Avokatët e reperit refuzuan të lejonin klientin e tyre t'i nënshtrohej një testi gjenetik, duke argumentuar se ai nuk jetonte ose zotëronte pronë në New Jersey, por ky pretendim duhej të hidhej poshtë edhe ligjërisht.
Prandaj, ky rast filloi shumë përpara se emri i Jay Z të lidhej me çështjen e P Diddy dhe ai vetë të akuzohej për përdhunimin e 13-vjeçares: Paditësi anonim pretendon se ajo u dërgua në një festë në shtëpi ku asaj iu dha një pije që e bëri të ndihej e trullosur.
Më pas, pretendohet se Combs (Diddy) dhe Carter (Jay Z) hynë në dhomë dhe e përdhunuan.
Sipas dëshmisë së vajzës, Jay Z e zhveshi atë, e mbajti me forcë dhe e përdhunoi, ndërsa Diddy e shikonte me një personazh të famshëm të paidentifikuar. Më pas ajo u përdhunua nga P Diddy ndërsa Jay Z shikonte së bashku me të njëjtin personazh.
Jay Z mohon të gjitha akuzat, duke pretenduar se ka luftuar gjithmonë për “mbrojtjen e fëmijëve”.
Artikuj të sugjeruar: