Dating

Ky trend i gjeneratës Z po nxjerr jashtë loje aplikacionet e takimeve

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2025

Ky trend i gjeneratës Z po nxjerr jashtë loje aplikacionet e takimeve

Kërkohet i dashur, aplikoni!

Kërkesat për histori romantike të gjeneratës Z po nxjerrin “jashtë loje” aplikacionet e takimeve, duke i zhvendosur të tilla ndërveprime në një forum shumë më publik: llogaritë e tyre në mediat sociale.

Si shumë gjëra të tjera edhe ky trend nisi nga një video virale në “TikTok”.

"Duat'u bëj të ditur të gjithëve se në vitin 2025 do të pranoj aplikime për të dashur. Po, është shumë emocionuese,”, shkruajti Anise Armstrong në një video tashmë virale.

@anisethemuse

Cant wait to be love next year ??

? original sound - anisesarchive

Kjo video virale u pasua me shumë të tjera, ku krahas deklaratave të natyrës “jam single dhe në kërkim të gjysmës tjetër”, përdoruesit e “TikTok” shkruajtën edhe listën e kritereve që aplikantët duhet të kenë. Le të themi, njësoj si në përshkrimin e një vendi vakant pune.

Kërkesat janë nga më të ndryshmet: Aplikantë që nuk e kanë zemrën e thyer, njerëzit me apo pa fëmijë, mbështetësit e Trump, të shkurtër, të gjatë, emocionalisht të qëndrueshmëm, romantikë dhe shumë të tjera.

@kell.mel To apply please comment which Taylor Swift song you think best fits each member of the fellowship @Chris #chrismd #sibling #youtubers ? sonido original - Alejandro

Po ashtu, shumë kanë zgjedhur t’i bëjnë gjërat e qarta për të evituar aplikantët që nuk do të përzgjidhen, si p.sh: një djalë më i shkurtër se vetja.

Njerëz të ndryshëm kanë pasur kërkesa të njëjta, duke kërkuar një person që t’i dashurojë marrëzisht si dhe "vetëm burra interesantë".

Nuk kanë munguar as kërkesat sa i përket aspektit financiar: “Dua dikë që të më mbështesë financiarisht”, shkruan dikush tjetër.

Trendit i janë bashkuar edhe djem, të cilët kanë ndarë karakteristikat e tyre për të "tërhequr" aplikante.

@myracle.worker gf applications open (for both of us actually lol) #single #twin #fyp ? Life Will Be - Cleo Sol

Artikuj të sugjeruar: