Sofía Vergara i ka vënë sytë te dashuria këtë vit!
Aktorja, 52 vjeçe, foli për qëllimet e saj të vitit të ri në një intervistë me Access Hollywood në Golden Globes 2025 të dielën, më 5 janar.
"Shëndet, para, një të dashur," renditi ajo, përpara se të shtonte me ‘pafytyrësi’, "ose një dashnor, ndoshta".
Vergara u nominua për performancën më të mirë nga një aktore grua në një serial antologjik për punën e saj në serialin e Netflix-it “Griselda”, por çmimi përfundimisht shkoi për yllin e “True Detective: Night Country”, Jodie Foster .
Të dyja aktoret patën një ndërveprim të madh gjatë shfaqjes së çmimeve. Kur Foster shkoi të fillonte fjalimin e saj të pranimit, alumja e “Modern Family” bërtiti me shaka, "Jo, jo! Ma jepni mua."
Vergara u nda nga bashkëshorti i saj, Joe Manganiello, në korrik të vitit 2023 pas shtatë vitesh martesë. Dyshja nisën lidhjen në vitin 2014 dhe u fejuan po atë dhjetor. Divorci i tyre u finalizua në prill 2024.
Ata lëshuan një deklaratë për Page Six në atë kohë, ku thuhej: "Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t'u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne me mirësjellje kërkojmë respekt për privatësinë tonë në këtë kohë. Po lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë." Në janar 2024, pjesëtarja e jurisë së “America’s Got Talent” i tha gazetës spanjolle El País se ajo dhe ish-i i saj nuk ishin në të njëjtën mendim kur bëhej fjalë për zgjerimin e familjes së tyre.
"Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër," shpjegoi Vergara. "Ndjej se nuk është e drejtë për fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua."
Vergara që atëherë ka qenë në një lidhje me kirurgun ortoped Justin Saliman.
Dyshja u panë së bashku për herë të fundit në korrik, kur aktorja postoi një foto në Instagram me Justin duke pushuar gjatë ‘arratisjes’ së tyre italiane.
Artikuj të sugjeruar: