Marredhenie

Boll i përsëritët këto tre fjalë tërë kohës! Ato po shkatërrojnë lidhjen tuaj

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2025

Boll i përsëritët këto tre fjalë tërë

Ka një model në fjalët që çiftet përdorin gjatë konfliktit apo edhe bisedave të rastësishme. Mund të jenë fjalë në dukje të padëmshme, por që mund të dëmtojnë besimin, lidhjen dhe dashurinë me kalimin e kohës. Tre dallohen si më dëmtueset dhe ne do t’i rendisim më poshtë.

Këto fjalë mund të futen në një marrëdhënie pa u vënë re, por ndikimi i tyre është i thellë. Ato sinjalizojnë fajësimin, shkarkimin dhe mbylljen emocionale, duke e shtyrë partnerin tuaj më larg sa herë që shqiptohen. Le të shpjegojmë pse këto fjalë janë të dëmshme dhe çfarë të themi në vend të tyre.

1. "Ti gjithmonë…"

Mund të jeni nga ata persona që i thonë partnerit/es së tyre: "ti gjithmonë i jep përparësi punës ndaj meje", "ti gjithmonë kështu", “ti gjithmonë ashtu”, duke e kthyer çdo bisedë në një lojë fajësimi, duke e lënë personin përballë të ndihet i sulmuar dhe në nevojë për t’u mbrojtur.

Problemi me "Ti gjithmonë…" është përgjithësimi i kësaj shprehjeje. E ekzagjeron çështjen dhe nuk lë vend për nuanca. Partneri/ja juaj e dëgjon atë si një akuzë të karakterit të tij/saj dhe jo si një kritikë të një sjelljeje specifike.

Këshillë: Zëvendësoni "ti gjithmonë…" me "unë ndihem sikur…". Për shembull, në vend të "ti më injoron gjithmonë", provo "ndihem i/e lënduar kur duket sikur puna ka përparësi ndaj kohës sonë së bashku". Ky ndryshim fton dialog dhe jo nevojë për mbrojtje.

2. "Ti kurrë…"

Ashtu si "ti gjithmonë", shprehja "ti kurrë" krijon një mur midis partnerëve. Kur i thua partnerit/es "ti kurrë nuk i vlerëson gjërat që bëj", e bën atë të ndihet i/e zhvlerësuar dhe keqkuptuar.

"Ti kurrë" i zhvlerëson përpjekjet që partneri/ja juaj mund të bëjë dhe i anashkalon gjërat pozitive në marrëdhënien tuaj. Është një deklaratë që ngjall pakënaqësi dhe mbyll mundësitë e rritjes.

Këshillë: Përqendrohuni në momente specifike. Në vend të fjalisë "ti kurrë nuk shfaq dashuri", thuaj për shembull "do të doja të më mbaje më shumë dorën kur jemi jashtë së bashku". Të qenit specifik për atë që ju nevojitet krijon qartësi dhe zvogëlon tensionet e panevojshme.

3. "Varja!"

Një nga fjalët më shpërfillëse në një marrëdhënie, "Varja", sinjalizon indiferencë dhe shkëputje emocionale. Shumë njerëz i përfundojnë debatet me “varja" apo “nejse”.

Kjo fjalë është një tregues i shpejtë i mbylljes emocionale. Ajo komunikon se biseda dhe marrëdhënia nuk kanë rëndësi të mjaftueshme për t'u përfshirë. Me kalimin e kohës, kjo fjalë mund të shkatërrojë ndjenjën e vlerës së partnerit/es tuaj.

Këshillë: Në vend të "varja", përpiquni t'i shprehni ndjenjat tuaja me ndershmëri. Nëse jeni të mbingarkuar, thoni, "Më duhet një moment për ta përpunuar këtë përpara se të vazhdojmë të flasim." Kjo qasje respekton partnerin/en tuaj duke respektuar gjithashtu nevojën tuaj për hapësirë.

Në planin e përgjithshëm

Fjalët kanë fuqi, veçanërisht në marrëdhëniet intime. Mënyra se si ne komunikojmë mund të ndërtojë ura ose të krijojë barriera. Duke zëvendësuar "ti gjithmonë…", "ti kurrë…" dhe "varja" me një gjuhë më të menduar, ju krijoni mundësi për lidhje dhe mirëkuptim.

Mos harroni, intimiteti lulëzon nga respekti reciprok. Nëse e kapni veten duke përdorur një nga këto fraza, mos u frikësoni. Pranojeni gabimin, kërkoni falje dhe riformuloni fjalët tuaja. Rritja në një marrëdhënie është një udhëtim, jo ??një destinacion.

Pra, herën tjetër që tundoheni të thoni: "Ti nuk më dëgjon kurrë!", ndalo dhe pyet veten: Si mund t'i shpreh ndjenjat e mia në një mënyrë që të na afrojë në vend që të na ndajë?

Na besoni, partneri/ja juaj do të jetë falënderues/e.

Artikuj të sugjeruar: