
Zjarre masive në Los Angeles: Mbi 137 mijë të evakuuar
Të paktën gjashtë zjarre kanë shpërthyer në Los Angeles dhe në qarkun përreth të Venturas.
Zjarret kanë krijuar kaos në Hollywood – rrugët janë të bllokuara dhe njerëzit po marrin çfarëdo sendesh që mundin teksa evakuohen.
Zjarri më i fundit në Hollywood Hills detyroi shumë njerëz të evakuohen, përfshirë edhe zonën e personazheve të famshëm
Pesë persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 137,000 njerëz janë evakuar në atë që është bërë zjarri më shkatërrues në historinë e LA.
Zjarrfikësit janë në mungesë të ujit dhe po marrin ujë nga pishinat dhe liqenet.
Kryetarja e LA, Karen Bass po përballet me kritika, për shkak të raportimeve që thuhet se ka prerë 17 milionë dollarë nga buxheti i departamentit të zjarrfikësve vitin e kaluar.
Kush do të jetë presidenti i ri kanadez
Në moshën 20 vjeçare, Pierre Poilievre kishte hartuar një plan elektoral për Kanadanë.
Kreu i Partisë Konservatore të Kanadasë – tani 45 vjeç – paraqiti një vizion për një qeveri të vogël dhe taksa të ulëta për vendin në një konkurs eseje mbi atë që do të bënte si kryeministër.
“Një dollar i lënë në duar të konsumatorëve dhe investitorëve është më produktiv sesa një dollar i shpenzuar nga një politikan,” tha ai.
Poilievre është një hap më afër realizimit të vizionit të tij dhe madje iu referua asaj eseje në një intervistë të fundit me psikologun dhe komentatorin konservator Jordan Peterson.
Për muaj të tërë, konservatorët e Poilievre kanë shijuar një avantazh të madh ndaj liberalëve të cilët kanë humbur në sondazhet, duke sugjeruar se ata do të fitonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar se do të largohet, dhe me një platformë që pritet të shpallet së shpejti, Poilievre premton një rikthim te “politikat efikase”.
NATO merr masa për të monitoruar infrastrukturën nënujore në Detin Baltik
NATO po ndërmerr masa të rëndësishme sigurie për të mbrojtur infrastrukturën nënujore në Detin Baltik, duke dërguar rreth 10 anije në këtë rajon deri në fund të javës, sipas një raporti të mediave finlandeze.
Anijet do të monitorojnë zonat afër kabllove të energjisë dhe të dhënave që janë kritike për lidhjet energjetike dhe komunikimet ndërkombëtare, me qëllimin për të parandaluar sabotimin dhe veprimet e tjera të mundshme që mund të rrezikojnë këto struktura.
Operacioni është një përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për sigurinë e infrastrukturës nënujore, e cila është bërë një objektiv i mundshëm për sulme të mundshme, përfshirë ato të sponsorizuara nga shtete të tjera ose grupe të ndryshme të dhunshme.
Ukraina sulmon depot ruse të naftës
Forcat ukrainase sulmuan një depo nafte ruse në Engels, në rajonin Saratov, gjatë natës më 8 janar, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, pas raporteve për sulme me dronë.
Operacioni, i realizuar në bashkëpunim me inteligjencën ushtarake të Ukrainës, Forcat e Sistemeve pa Pilot dhe njësitë e tjera, kishte në shënjestër fabrikën Kristal, e cila përdoret për të furnizuar me karburant bazën ajrore Engels-2 në afërsi, njoftoi ushtria.
Ky njoftim vjen pak pas raportimeve nga autoritetet ruse për një sulm me dron në këtë zonë, me pamje të instalacionit të naftës që digjej, të cilat po qarkullonin në mediat sociale.
Qyteti i Engels ndodhet rreth 600 kilometra (370 milje) larg vijës së frontit në Ukrainë.