Showbiz dhe TV

“Vajzat eksitohen gjatë përdhunimit”: Ngjela nuk tërhiqet nga deklarata, por e përforcon

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2025

“Vajzat eksitohen gjatë përdhunimit”: Ngjela nuk

Ilnisa Agolli risolli në vëmendje deklaratën e bujshme te avokat Spartak Ngjelën, i cili dikur u shpreh se vajzat përjetojnë eksitim edhe gjatë përdhunimit.

Gjatë intervistët në podcast-in “Flet”, i pyetur nga Ilnisa, avokati jo vetëm që nuk u tërhoq nga deklarata e dhënë, por e përforcoi atë.

“Përdhunim do të thotë vetëm vullnet. Nëse ajo nuk ka vullnetin, po-në, dhe ti e përdhunon, vjen një moment i caktuar që ajo mund edhe të ndjejë kënaqësi. Por, sa mbaron, ikën dhe të denoncon.”, tha ai.

Madje, këtë mendim e përforcoi duke theksuar se shkon përtej këndvështrimit të tij personal.

“Kënaqësia është instikt, nuk është logjikë. Vullneti është morali.”, shtoi ai.

Ndërsa shumë e gjetën veten të shokuar nga ky shpjegim, çuditërisht, Ilnisa u qartësua e mbase dakordësua.

“Qartë”, tha ajo fill pas këtij shpjegimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Rikthimi i kësaj deklarate, riktheu edhe komentet që e dënojnë atë që avokati tha.