News

Filma dhe seriale të reja shqiptare! Çfarë do shohim së shpejti?

Filma dhe seriale të reja shqiptare! Çfarë do shohim së

Industria e kinemasë dhe serialeve shqiptare po zhvillohet me hapa të sigurt, duke sjellë projekte të reja që premtojnë të na mbajnë të ngjitur pas ekranit. Me personazhe të spikatura, tema bashkëkohore dhe produksione që synojnë cilësi të lartë, viti 2025 sjell një valë të re krijimesh që përqafon humorin, dramën dhe aksionin. Nga komedi “road trip” deri te serialet frymëzuar nga “Guy Ritchie” dhe filma që trajtojnë çështje shoqërore, ekranet shqiptare premtojnë të jenë plot gjallëri dhe emocion. Ja çfarë duhet të dini për prurjet më të fundit në botën e filmit dhe serialeve shqiptare!


Luli & Goni Lemes


Në vitin 2021, Klaudia Brahimaj nisi të punonte për “Luli & Goni Lemes”, një komedi “road trip” që përfshin dy protagonistë kryesorë, Lulin dhe Gonin. Kjo histori ka pasur disa ndryshime gjatë procesit të krijimit dhe Klaudia tregon për Anabel se skenari ka mbetur i paqartë derisa ka pasur një takim me Aurela Gaçen. Ky takim ka ndihmuar në përfundimin e vizionit të filmit dhe plotësimin e skenarit me personazhin e Lemes. 


Në këtë film, Goni (Dejvis Myslymi), një djalë mami tipik dhe Lemja (Aurela Gaçe), nëna e tij autoritare, po kthehen nga emigrimi për të gjetur një nuse shqiptare tradicionale. Planifikimi i tyre dështon kur Luli (Margent Caushi), një personazh komik dhe naiv, bashkohet me ta në udhëtimin e tyre. Edhe pse Luli ka si qëllim të ndihmojë, ai shpesh e bën situatën më të vështirë. Pjesë e kastit është edhe Fjoralba Ponari. Filmi pritet të dalë në prill 2025 në të gjitha kinematë.


Niçe


Në shkurt të këtij viti, sipas burimeve të Anabel seriali “Niçe” do të shfaqet në Top Channel. Ky serial, i prodhuar nga Xhorxh Baxhaku, është një komedi dhe aksion, i frymëzuar nga stili i regjisorit Guy Ritchie. Ngjarjet do të ndodhin rreth Denisit, një personazh kryesor i quajtur edhe Niçe, që përfaqëson një anti-hero. Ky personazh është një njeri i pamoralshëm që e kompenson mungesën e dijes akademike me mësimet e jetës. Roli kryesor është në duar të Brendi Begës, i cili është gjithashtu bashkë-skenarist. Kasti përfshin personazhe të njohur si Egla Ceno, Kastro Zizo dhe Ledion Liço. Seriali pritet të shfaqet në orët e vona dhe është i dedikuar për audienca të rritura.


Pasaporta


Një tjetër projekt i ri është filmi “Pasaporta”, që do të shfaqet më 17 janar në Cinplexx Teg. Regjisori Eduart Grishaj sjell historinë e dy të rinjve, Edonit dhe Vlerës, të cilët duan të largohen nga Shqipëria në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz që do t’i çojë në Kanada me pasaporta të falsifikuara. Rruga e tyre është e mbushur me peripeci dhe sfida, dhe ndërkohë që ata zhvillojnë një marrëdhënie dashurie, rreziku që i kanoset atyre është gjithnjë e më i madh. Ky është projekti i tretë i Eduart Grishajt, pas sukseseve të mëparshme me filmat Gjyshja dhe Sofia. Eduarti është i njohur për punën e tij si regjisor, duke trajtuar tema të rëndësishme dhe duke sjellë një vizion të ri në industrinë e kinemasë dhe televizionit shqiptar.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

New Albanian films and series! What will we see soon?

Filma dhe seriale të reja shqiptare! Çfarë do shohim së

The Albanian cinema and series industry is developing with sure steps, bringing new projects that promise to keep us glued to the screen. With prominent characters, contemporary themes and productions aiming for high quality, 2025 brings a new wave of creations that embraces humor, drama and action. From "road trip" comedies to series inspired by "Guy Ritchie" and films dealing with social issues, Albanian screens promise to be full of life and excitement. Here's what you need to know about the latest trends in the world of Albanian films and series!


Luli & Goni Lemes


In 2021, Klaudia Brahimaj started working on "Luli & Goni Lemes", a "road trip" comedy involving two main protagonists, Luli and Goni. This story had some changes during the creation process and Klaudia tells Anabel that the script remained unclear until she had a meeting with Aurela Gaçe. This meeting has helped to complete the vision of the film and complete the script with the character of Lemes.


In this film, Gazi (Dejvis Myslymi), a typical mother's boy, and Lemja (Aurela Gaçe), his authoritarian mother, are returning from emigration to find a traditional Albanian bride. Their plan goes awry when Luli (Margent Caushi), a comical and naive character, joins them on their journey. Although Luli aims to help, she often makes the situation more difficult. The film is expected to be released in April 2025 in all cinemas.


Nietzsche


In February of this year, according to Anabel's sources, the series "Niçe" will appear on Top Channel. This series, produced by George Bazhaku, is a comedy and action, inspired by the style of director Guy Ritchie. The events will take place around Denis, a main character also called Niche, who represents an anti-hero. This character is an immoral man who makes up for his lack of academic knowledge with life lessons. The main role is in the hands of Brendi Bega, who is also a co-screenwriter. The cast includes well-known characters such as Egla Ceno, Kastro Zizo and Ledion Liço. The series is expected to be shown in the late hours and is dedicated to adult audiences.


PASSPORTS


Another new project is the movie "Passport", which will be shown on January 17 at Cinplexx Teg. Director Eduart Grishaj brings the story of two young people, Edon and Vlera, who want to leave Albania illegally. They connect with a mafia group that will take them to Canada on forged passports. Their path is filled with vicissitudes and challenges, and while they develop a love relationship, the danger that threatens them is greater and greater. This is Eduart Grishaj's third project, after previous successes with the films Grandma and Sofia. Eduarti is known for his work as a director, dealing with important topics and bringing a new vision to the Albanian cinema and television industry.