Celebrity

Jessica Simpson dhe Eric Johnson i japin fund martesës: “Po e vuajmë”

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2025

Jessica Simpson dhe Eric Johnson i japin fund martesës: “Po e

Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson janë ndarë. Këngëtarja dhe aktorja, 44 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, ish-lojtari i NFL-së, 45 vjeç, po ndahen pas 10 vitesh martesë. Lajmin e konfirmoi Simpson ekskluzivisht për “People”.

“Eric dhe unë po jetojmë të ndarë, duke u përballur me një situatë të dhimbshme në martesën tonë,” tha Simpson. “Fëmijët tanë janë prioriteti ynë dhe ne po përqendrohemi në atë që është më e mira për ta. Jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vlerësojmë privatësinë tani ndërsa po e kalojmë këtë moment si një familje.”, shtoi ajo.

Johnson u pa me unazën e martesës në nëntor, rreth kohës kur Simpson sinjalizoi një rikthim në muzikë me një postim enigmatik në Instagram, ku shfaqej në një studio muzikore.

“Ky rikthim është personal. Është një kërkim falje për veten time dhe për durimin ndaj gjithçkaje që nuk e meritoja.”

Simpson dhe Johnson u martuan në korrik të vitit 2014 pas katër vitesh lidhje dhe kanë tre fëmijë.

Çifti u takua për herë të parë përmes një miku të përbashkët në vitin 2010 dhe u fejuan pas gjashtë muajsh lidhje.

Artikuj të sugjeruar: