News

Disa orë pas bllokimit: Trump rikthen përdorimin e "TikTok" në SHBA

Disa orë pas bllokimit: Trump rikthen përdorimin e "TikTok"

Rreth 12 orë pas mbylljes së tij në Shtetet e Bashkuara, “TikTok” është rikthyer për shumë përdorues, thuajse sikur të mos ishte bllokuar kurrë. Kjo lëvizje erdhi sapo Donald Trump u betua zyrtarisht si president i SHBA-ve.

“TikTok” i mirëpriti përdoruesit me një njoftim që thoshte: "Faleminderit për durimin dhe mbështetjen tuaj. Si rezultat i përpjekjeve të Presidentit Trump, TikTok është rikthyer në SHBA!"

Ky veprim i papritur për të sjellë aplikacionin përsëri vjen pas një periudhe kur “TikTok” po bëhej i padisponueshëm për amerikanët pas mesnatës të së shtunës. Përdoruesit që tentonin të hapnin aplikacionin atë kohë përballeshin me një mesazh që thoshte se aplikacioni ishte jashtë linje dhe kërkonte që përdoruesit të "ndiqnin lajmet."

"Një ligj që ndalon TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që nuk mund të përdorni TikTok tani për tani," thuhej në pjesën e mesazhit të “TikTok”.

Aplikacioni gjithashtu nuk ishte i disponueshëm në dyqanet Apple dhe Google Play, ashtu si dhe Lemon8 dhe CapCut, të cilat janë gjithashtu në pronësi të kompanisë mëmë të TikTok, ByteDance, që është me bazë në Kinë.

Në mëngjesin e së dielës, Trump tha se do të lëshonte një urdhër ekzekutiv pas betimit të tij të hënën për të vonuar zbatimin e ligjit për ndalimin e aplikacionit. Dhe brenda disa orësh, qasja në aplikacionin dhe faqen e “TikTok” filloi të kthehej për përdoruesit në SHBA.

Rikthimi i “TikTok” do të jetë lajm i mirë për 170 milionë përdoruesit amerikanë të aplikacionit, shumë prej të cilëve përdorin aplikacionin për orë të tëra.

Në një deklaratë mesditën e së dielës, “TikTok” tha se premtimi i Trump për të shpëtuar aplikacionin lejoj që të rikthehej qasja për përdoruesit amerikanë edhe para se urdhri ekzekutiv i tij të firmoset.

"Me miratimin e ofruesve tanë të shërbimeve, TikTok është në procesin e rikthimit të shërbimit. Falënderojmë Presidentin Trump për sigurimin e qartësisë dhe garancisë për ofruesit tanë të shërbimeve që ata nuk do të përballen me pezullime për ofrimin e TikTok për më shumë se 170 milionë amerikanë dhe për mundësimin e rritjes së mbi 7 milionë bizneseve të vogla," thuhej në deklaratën e kompanisë. "Do të punojmë me Presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që do të mbajë TikTok në Shtetet e Bashkuara."

Por, ndërkohë që mbyllja e “TikTok” zgjati vetëm disa orë, sigurimi i të ardhmes afatgjatë të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara do të jetë shumë më i komplikuar.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Hours after lockdown: Trump restores TikTok use in US

Disa orë pas bllokimit: Trump rikthen përdorimin e "TikTok"

About 12 hours after it was shut down in the United States, TikTok has been restored for many users, almost as if it had never been blocked. The move came just as Donald Trump was officially sworn in as US president.

TikTok welcomed users with an announcement that said: "Thank you for your patience and support. As a result of President Trump's efforts, TikTok is back in the US!"

The sudden move to bring the app back comes after a period when TikTok was becoming unavailable to Americans after midnight on Saturday. Users attempting to open the app at that time were faced with a message saying the app was offline and asking users to "follow the news."

"A law banning TikTok has been passed in the US. Unfortunately, this means you can't use TikTok for now," the TikTok message read.

The app was also unavailable in the Apple and Google Play stores, as were Lemon8 and CapCut, which are also owned by TikTok's parent company, ByteDance, which is based in China.

On Sunday morning, Trump said he would issue an executive order after his inauguration on Monday to delay the implementation of the law banning the app. And within hours, access to the TikTok app and website began to return for users in the US.

TikTok's return will be good news for the app's 170 million American users, many of whom spend hours on the app.

In a statement Sunday afternoon, TikTok said Trump's promise to save the app allowed access to be restored for American users even before his executive order was signed.

"With the approval of our service providers, TikTok is in the process of restoring service. We thank President Trump for providing clarity and assurance to our service providers that they will not face suspensions for providing TikTok to more than 170 million Americans and enabling the growth of over 7 million small businesses," the company said in a statement. "We will work with President Trump on a long-term solution that will keep TikTok in the United States."

But while TikTok's shutdown only lasted a few hours, securing the app's long-term future in the United States will be much more complicated.

Suggested articles: