Marredhenie

Të deklarojmë të fajshme! Gabimet që bëjnë vajzat kur duan të kthehen me ish-in

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2025

Të deklarojmë të fajshme! Gabimet që bëjnë vajzat

E kuptojmë pse i ke bërë këto gabime. E kuptojmë që je në një gjendje shumë të dobët dhe konfuze tënden. Ne gjithashtu e kuptojmë se ti vërtet dëshiron që ish-i dashuri yt të kthehet dhe ky është shkaku kryesor i shumë gabimeve që bën në përpjekje për t'u rikthyer me të.

Megjithatë, ka diçka që ti duhet ta kuptosh tani. Sa më shumë gabime të bësh në "fushatën" tënde për të rikthyer ish-in, aq më të ulëta bëhen shanset e tua për të qenë në gjendje ta kthesh atë tek ti.

Për hir të vetes tënde, mjaft i bëre këto gabime kur ndihesh aq e tunduar për të takuar sërish ish-in:

Gabimi #1. Je bërë si një mushkonjë e bezdisshme me mesazhe

Në sagën e insekteve që ke vendosur të shndërrohesh nga dëshpërimi, të ftojmë të zgjedhësh cila nga mushkonjat e mëposhtme je ti kur do që të kthehesh me ish-in:

- Mushkonja që nuk ndalet sado ta injorosh:

Të deklarojmë të fajshme! Gabimet që bëjnë vajzat

- Mushkonja që duket sikur ikën, por kthehet prapë me të njëjtin avaz:

Të deklarojmë të fajshme! Gabimet që bëjnë vajzat

- Mushkonja që e ka ndarë mendjen të ta pijë gjakun:

Të deklarojmë të fajshme! Gabimet që bëjnë vajzat

Gabimi #2. Je bërë mushkonjë e telefonatave

Nuk duhet të ta shpjegojmë këtë apo jo? Një mushkonjë me telefonata është në thelb e njëjta gjë si një mushkonjë me mesazhe, përveçse në vend të mesazheve kemi të bëjmë me dikë që vazhdimisht telefonon ish-in e saj.

E kuptojmë që pas një ndarjeje ty të duhen përgjigje. E kuptojmë që kur i do ato përgjigje shpejt, përfundon duke telefonuar dhe duke folur me ish-in tënd. Ajo që nuk kuptojmë është si nuk ndjen turp kur ndjen nevojën ta telefonosh 5 herë në ditë edhe nëse ai po të injoron.

Gabimi #3. Mëkati Kardinal i të dalurës përpara "rastësisht"

Oh, ku t’ia fillojmë me këtë… Ok, ia nisim me faktin sesa e llahtarshme mund të jetë për një djalë nëse ish-e dashura shfaqet pa paralajmërim duke i deklaruar personalisht dashurinë e saj.

Fajësojmë për këtë Hollywood-in dhe të gjitha komeditë romantike me fund të lumtur. Epo, urrejmë të të heqim entuziazmin, por jeta nuk është Hollywood dhe rrallëherë ndodh që të shfaqesh pa paralajmërim, “rastësisht”, përballë ish-it, duke bërë një gjest të madh romantik dhe kjo të funksionojë.

E dimë se çfarë po mendon tani. "Po bëra një gjest romantik... a kanë mbaruar shanset e mia për t'u rikthyer me të?" Ndoshta jo. Megjithatë, i ke zvogëluar shumë!

Gabimi #4. Lënia e gjesteve në publik

Burrat nuk lidhen emocionalisht në të njëjtën mënyrë si gratë dhe ky është një fakt i rëndësishëm që duhet ta kuptosh. Asnjë gjest i madh romantik nuk do ta rikthejë atë. Në historinë e këtyre veprave romantike nga vajzat dhe gratë, nuk është dëgjuar kurrë një rast që të ketë funksionuar. Mendon se do të jesh ndryshe nga të tjerat?

Gabimi #5. Të lypësh kthimin e ish-të dashurit

Seriozisht? Do të bëhesh një lypëse dashurie? Nëse po, me siguri nuk do ta kthesh atë djalë mbrapsht tek ti. Në fakt, mendojmë se i vetmi rast kur “lypja” funksionon është kur ish-i dashuri dëshiron që ti ta bësh këtë gjë sepse e bën atë të ndihet më mirë dhe më i fuqishëm, që sërish, nuk është OK!

Burimi: Ex Boyfriend Recovery

Artikuj të sugjeruar: