Marredhenie

Ky trend në Tik Tok na tregon se disa çifte duhet të ndahen menjëherë

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2025

Ky trend në Tik Tok na tregon se disa çifte duhet të ndahen

Nëse ke parë trendin “We listen and we don’t judge” (“Ne dëgjojmë dhe nuk gjykojmë")  në Tik Tok, atëherë e di që dashuria nuk është gjithmonë një fushë me lule. Ky trend, ku çiftet i rrëfejnë njëri-tjetrit sekrete pa gjykim, ka krijuar situata që nga të qeshura të pafajshme deri te skena që të bëjnë të mendosh: “Pse këta njerëz janë ende bashkë?”.

Nga një grua që i shërben partnerit një gotë me lëng të dyshimtë (për të mos thënë më shumë) pas një sherri, deri te një burrë që pranon se fshihet në banjë për t’i lënë gruas të gjithë kaosin e shtëpisë, videot kanë grumbulluar miliona klikime dhe miliona komente të tipit: “Atyre u duhet divorc, jo një Tik Tok.”

Disa rrëfime janë të padëmshme, siç është rasti i dikujt që “tradhton” dietën vegane, por të tjera janë tregues të marrëdhënieve toksike. Komentet e përdoruesve e kanë bërë të qartë që disa prej këtyre njerëzve, në vend që të ndihmojnë apo të mbështesin partnerin, zgjedhin të sillen keq dhe madje me inat të hapur.

Çfarë na mëson ky trend?

Se shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në një marrëdhënie të paplotësuar sesa të jenë vetëm. Por pse ndodh kjo? Përse ka ende nga ata që besojnë se më mirë të vuash me dikë sesa të gjesh paqe me veten?

Psikologët tregojnë se frika nga vetmia dhe stigmatizimi shoqëror ndaj të qenit single shpesh e shtyn dikë të zgjedhë qëndrimin në një marrëdhënie të dëmshme. Pra, ndoshta është koha që “Ne dëgjojmë dhe nuk gjykojmë” të kthehet në “We listen and we leave” ("Ne dëgjojmë dhe largohemi") - një mësim për të gjithë ata që mendojnë se dashuria ka kuptim vetëm kur toleron të patolerueshmen.

Artikuj të sugjeruar: