Celebrity

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso bëhen prindër për herë të parë

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2025

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso bëhen prindër për herë

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmi u konfirmua nga People pasi fotot e çiftit duke shtyrë një karrocë u publikuan nga Daily Mail. Deri tani, nuk dihet asnjë detaj tjetër, përfshirë emrin, gjininë apo datëlindjen e fëmijës.

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso bëhen prindër për herë

Henry dhe Natalie, të lidhur prej tre vitesh, konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2021, përmes një postimi në Instagram, ku aktori shkroi: “Ky jam unë, dukem me vetëbesim, pak para se dashuria ime e bukur dhe brilante, Natalie, të më shkatërronte në shah”.

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso bëhen prindër për herë

Sipas LinkedIn-it të saj, Natalie ka qenë nënkryetare e kompanisë Legendary Entertainment, një nga kompanitë që ka prodhuar filmat e Cavill, “Man of Steel” (2013) dhe “Enola Holmes” (2020).

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso bëhen prindër për herë

Më parë, Cavill ka folur për dëshirën për të qenë baba. Në një intervistë për “Men’s Health” në vitin 2017, ai u shpreh: “Nëse do kem fëmijë një ditë, dua të jem babai që vrapon pas tyre.”