Mendja

Bëj këtë test dhe zbulo ç'duhet të bësh më shumë këtë vit

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2025

Bëj këtë test dhe zbulo ç'duhet të bësh

Vit i ri, shpresa të reja, objektiva të tjera. Janari jo më kot konsiderohet si muaji ku nisim detox-et nga çdo zakon jo dhe aq i shëndetshëm për t’u bërë njerëzit që duam të jemi në 2025-ën. Sa nga grupi juaj shoqëror keni dëgjuar deri më tani t’ju thonë se pas gjithë alkoolit të konsumuar këto ditë, do nisin një jetë të re që ka vetëm ushqime të shëndetshme, aktivitet fizik dhe ata që janë duhanpirës, po kalojnë në IQOS? Me siguri shumë, por vetëm koha do të na tregojë ç’do të ndodhë rrugës…

Për momentin le të bëjmë një test për të parë se cila është mënyra e duhur për ta nisur 2025-ën.

-Cilat janë arritjet që mendoni se patët vitin e shkuar?

a.) Rritje personale ose lidhje të shëndetshme
b.) Karriera/edukimi
c.) Shëndeti fizik/mendor

-Cila ishte sfida me të cilën u përballe vitin e shkuar?

a.) Shëndeti emocional dhe ai mendor
b) Vështirësi ekonomike
c) Menaxhimi i kohës

- Si po ndiheni me veten në këto momente?

a) I/E kënaqur por kam etje për t’u rritur Akoma
b) Stresuar dhe e mbingarkuar
c) Neutrale dhe e hapur ndaj çdo mundësie

-Në cilën nga fushat më poshtë do të fokusohesh për t’u përmirësuar?

a) Lidhjet personale
b) Karriera
c) Shëndeti personal dhe mirëqënia

-Kur mendon për objektivat, ndjen që:

a) Janë të qarta dhe të arritshme
b) Të lodhshme, por emocionuese
c) Të paqarta Akoma, por ja vlen t’i eksploroj

-Cila është mënyra jote e preferuar për të punuar për arritjen e qëllimit?

a) Me plane të ngadalta, pra hap pas hapi
b) T’I marr mundësitë si të më vijnë
c) Duke eksploruar dhe eksperimentuar

Çfarë do të të mbajë të motivuar?

a) Vizioni i qartë që kam për suksesin
b) Mbështetja nga miqtë dhe mentorët
c) Arritjet e vogla, por konsistente

Na thuaj një zakon që mund ta nisësh sot dhe të përmirësojë stilin e jetës

a) Të ndryshoj nga cigaret tradicionale në alternativë më të mirë si pajisja IQOS, e cila ngroh, nuk djeg.
b) Ta bëj ecjen në natyrë pjesë të rutinës
c) Çdo javë të mësojë diçka të re

Përgjigjet:

-Nëse keni zgjedhur më shumë (a): Struktura dhe qartësia do t’ju ndihmojë të shkëlqeni. Niseni vitin duke
u treguar të mençur.

-Nëse keni zgjedhur më shumë opsione (b): Ju merrni energji nga mbështetja përreth dhe varietetet. Ndërtoni një rreth ose komunitet për të mbajtur veten të frymëzuar dhe për të krijuar plane fleksible.

-Nëse keni zgjedhur më shumë opsione “c”: Ju vlerësoni kreativitetin dhe eksplorimin. Fokusohuni të provoni gjëra të reja, përqafoni ndryshimin dhe qëndroni kurioz. Kaq ju duhet për 2025.

Bëj këtë test dhe zbulo ç'duhet të bësh