Femije

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2025

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Kur dikush thotë “fëmijëria e artë,” mendja na shkon direkt te lojërat e thjeshta që mbushnin çdo pasdite të gjatë. Nuk kishte Wi-Fi, por kishte imagjinatë dhe shpirt gare që nuk e zëvendëson dot asnjë “update.” Ja disa nga lojërat që na mbajnë peng të nostalgjisë:

Loja me peta

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Ah, po! Loja me peta ishte magjia e thjeshtësisë - shkumësi, një gur dhe shumë kujdes për të mos shkelur jashtë vijave. Numrat nga 1 në 8 vizatoheshin në tokë dhe gara fillonte: shtyje gurin me saktësi, kërcim pas kërcimi në njërën këmbë, dhe mos u trazo as gurin, as ekuilibrin.

Momentet më emocionuese? Kur guri përfundonte jashtë dhe gjithë lagjja shpërthente në “Uuuuuu!”.

Kush e mendonte që një gur dhe një shkumës mund të na bënin kaq të lumtur?

Hapa dollapa

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Një lojë që të nxiste jo vetëm imagjinatën, por edhe durimin! Kush ishte ai “fshehuraku” që i kalonte gjithë vendet e fshehura dhe përsëri të gjente? Gjithmonë kishte një që fshihej aq mirë, saqë mendonim se kishte shkuar në një univers paralel.

Topa djegësi

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Sport kombëtar! Nuk kishte rëndësi kush ishe - të gjithë përfundonim të mbuluar me pluhur e djersë, me topin që vinte si meteor drejt nesh. Ishte më shumë se lojë - ishte përballje shpejtësie, force dhe një mënyrë e lezetshme për të krijuar armiq lagjeje për ditën tjetër.

Loja me llastik

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Një test për fleksibilitetin dhe këmbënguljen! Sa më lart vendosej llastiku, aq më i madh bëhej presioni për të kapërcyer pa gabuar. Edhe sot e kësaj dite, kur e kujtojmë, na dhembin këmbët nga gjithë ato kërcime e pirueta.

Shtet-Qytet

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Loja që të vinte trurin në punë. Kush e dinte se të gjithë do të bëheshim gjeografë të zoti? “Shtet me shkronjën X?” - edhe sot e kësaj dite jemi të bindur që shtet të tillë nuk dimë pa përdorur Google, por, hej, rëndësi kishte të fitoje pikë.

Super Mario në Nintendo

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Kush kishte Nintendo në lagje, ishte automatikisht VIP-i i zonës. Ishte gara për të shpëtuar princeshën, por të gjithë përfundonim duke ndjekur kërpudhën që na jepte jetë ekstra - sepse, të themi të drejtën, nuk ia dilnim dot pa të.

“Shpiash”

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Me enët e kuzhinës së prishura, balta kthehej në “bukë e gjellë” dhe çdo qoshe kthehej në një dhomë “luksoze.” Gjithmonë ishte dikush që bënte rolin e gjyshes, dikush që bënte “fëmijën” dhe dikë që rrinte dhe thoshte: “Mos ma prishni shtëpinë!”

“Miss Universe” (i lagjes)

Na lejo të të rikthejmë nostalgjinë me këto lojëra

Konkursi i bukurisë për fëmijët krijues. Dikush ishte prezantuesi, dikush juria dhe të tjerët përfundonin duke sfiluar me rrobat e mamit. Kur e mendon tani, ishte më shumë një telenovelë se një lojë, por kënaqësia ishte e garantuar.

Pse nuk i luajmë më këto lojëra?

Sepse jemi rritur, kemi përgjegjësi dhe nostalgjia është e vetmja gjë që na ka mbetur nga ato ditë. Por ndoshta, një ditë, ia vlen t’i rikthejmë për të parë kush është ende kampion i “topa djegësit.”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.