TV Mania

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Në ndryshim nga prime-i djeshëm 5-orësh, kjo përmbledhje ka për të qenë e shkurtër dhe do të përmbajë vërtet vetëm momentet themelore. T’ia nisim:

#1. Egli me Gjestin

Eglit iu duk gjest shumë i poshtër nga Gjesti fakti që ai po këndonte këngën “Ish” të ish-partnerit të saj, që mendohet si dedikim i këtij të fundit për Eglin. S’është gjëagjëzë, është teksualisht fjalia që përdori Egli për “debatin” e fundit me Gjestin. Tani, debat do ishte fjalë e madhe për dy persona që po krijojnë një marrëdhënie Tomi dhe Xherri me njëri-tjetrin dhe i ndryshojnë rolet herë pas here.

Sot e kemi vendosur të mos jemi aspak tolerantë ndaj debateve fiktive kështu që po të themi thjesht se: Egli me Gjestin flasin akoma; Jo, nuk janë puthur ende; Jo, Gjesti nuk shprehu sërish ndonjë pëlqim; Jo, Egli nuk i shqitet sado që ai e refuzon; Dhe po, s’ka faj e shkreta kur nuk ka asnjë vendim të prerë prej Gjestit.

#2. Loredana pa Jozin

Më në fund erdhi koha që dhe Loredana të pranojë ngadalë-ngadalë se lidhja e saj me Jozin as nuk kishte nisur ndonjëherë.  Ose jo… Vajzat e këtij Big-u e kanë ndarë mendjen të bëjnë dy sy qorrë dhe dy veshë shurdhë për meshkujt e tyre që vazhdojnë të mos jenë meshkujt e tyre.

Ndërkohë, Ledioni dhe Arbri s’e fshehin fare faktin që s’e honepsin dot Jozin dhe ky është momenti i rrallë ku me të drejtë si publik i duhet dalë në mbrojtje dhe Jozit. Megjithatë, këtij të fundit duket sikur asgjë që mund të ndodhë aty s’mund ta bëjë t’i prishet terezia.

Pra, si përfundim, dje u pa një shpërthim nga Loredana, që i kishte ardhur pak në majë të hundës pikërisht nga kjo lloj sjelljeje e Jozit, ama s’do të ishte çudi nëse do t’i shihnim sërish sot përqafuar me njëri-tjetrin.

#3. Fjala e natës: “pusht”

Mendove se do mungonte fjala e mbrëmjes? Sot klasa do mësojmë ç’domethënë “pusht”.

Gerta e quajti G Banin fjalën e mësipërme pa ditur kuptimin greqisht tha si fillim, po doli se dhe në shqip po aq e paqartë kishte qenë.

Nejse, ne rast duam të sqarojmë ca fjalë sipas fjalorit, kështu që ja dhe kuptimi i fjalës për sot: “Pusht: ai që shkon pas femrave, gruar.” Tani, bëni ç’të doni me këtë informacion, po përdoreni fjalën me karar ju lutem, me ju nxënësit e shtëpisë e kemi.

#4. Lë shtëpinë Gerti

Largimi i Gertit mund të jetë ndër të paktit që shkaktoi kaq gëzim tek banorët e tjerë. Thirrmat e lumtura të Livias, Rozanës, nënqeshjet e Laertit dhe Valbonës, të bënin pothuajse të ndiheshe keq po të mendoje si mund të ndihej Gerti në atë momente.

Nejse, fjala jonë ka dalë për një gjë deri tani: Rozana dhe Gert-ët s’kanë për të bërë kurrë paqe… gjithmonë brenda asaj shtëpie flasim.

#5. Hapet zinxhiri i parë i shpëtimeve

Shpëtimet, të nisura nga Danja, shkuan kështu:

Aldo – Gerta – Klajdi -  Laerti -  Rozana -  Livia -  Valbona -  Jozi -  Loredana -  G Bani

Na ngriu një herë zemra të gjithëve (përveç Xumit) kur dy të fundit mbetën Egli me Gjestin, ama nuk kishte qenë një zinxhir për të dalë në televotim, dy banorët patën të drejtën të realizonin një lojë për të përcaktuar fatin e cigareve të tyre për këtë javë. Well played, Vëllai i Madh. ;)  

#5. Vendimi i zarfit të zi

Rozana, Klajdi, G Bani dhe Gjesti vendosën të bëhen të gjithë banorë të prapë duke thyer rregullat dhe pasoja qe një zarf i zi.

Se sa i zi doli ai të ishte, kjo është e diskutueshme. Për t’ju përshtatur sjelljes së tyre, 4 banorët u dërguan në Shpellën e Big Brother-it, të cilën meqë ra fjala, ata e adhuruan dhe u përshtatën menjëherë.

Mirëpo, meqë u lumturuan më shumë se ç’duhet, Ledioni i njoftoi se deri të shtunën njëri prej tyre s’do kthehej më në shtëpi si normalisht.

Ndërkohë, reagimi i secilit prej nesh kur na hiqte mësuesja shokun e preferuar nga banka:

Të katërt janë në televotim dhe pyetja është “Kë doni të shpëtoni?”. Zgjidhni shpellarin tuaj të preferuar dhe shihemi në takimin e radhës. :)

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.