Celebrity

E tradhtoi? Megan Fox nuk dëshiron të ketë *asnjë* kontakt me babanë e fëmijës së saj

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2025

E tradhtoi? Megan Fox nuk dëshiron të ketë *asnjë* kontakt

Pavarësisht se shumë shpejt pritet të sjellë në jetë një fëmijë, Megan Fox shprehet se nuk dëshiron të ketë asnjë formë kontakti apo raporti me babanë e fëmijës, Machine Gun Kelly. Megan Fox zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por pak kohë më pas ajo dhe reperi u ndanë. Njerëzit e afërt pranë tyre që zbuluan se ai e kishte tradhtuar.

Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpi me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, pranë tre fëmijëve të tjerë, të cilët i kishte nga martesa e mëparshme.

Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se dyshja nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”.

 “Të gjithë janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e larguar atë nga jeta e saj”, tha një mik i aktores.

Pasi e përshkroi marrëdhënien mes tyre si të “ngrirë”, ai vuri në dukje se nuk e di se si do të veprojë Machine Gun Kelly kur të lindë fëmija i tij. Nga ana e tij, muzikanti ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Megan Fox.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Madje në deklaratat e fundit ai shprehu dëshirën për të rritur bashkë fëmijën e tyre. 

“Ai e ka kontaktuar sepse e do shumë. Nuk kishte asnjë tradhti nga ana e tij, por  e ka kuptuar që e ka lënduar. Ai nuk dëshiron asgjë më shumë se të paktën të rrisin këtë fëmijë së bashku,” shpjegoi së fundmi një burim pranë Machine Gun Kelly.

Artikuj të sugjeruar: