Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Aksident ajror në Uashington, përplasen dy avionë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një avion me 64 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi ka rënë në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të Ushtrisë së SHBA-së.

Deri tani, 18 trupa janë nxjerrë nga Lumi Potomac, ku ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë në ujëra me temperatura të ngrira, sipas BBC-së.

Autoritetet amerikane janë duke hetuar, dhe Aeroporti Ndërkombëtar “Ronald Reagan” i Uashingtonit ka pezulluar të gjitha fluturimet.

Avioni, një Bombardier CRJ700, ishte nisur nga Wichita, Kansas dhe po transportonte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.


Trump do të dërgojë emigrantët e paligjshëm në Gjirin Guantanamos

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar ndërtimin e një qendre paraburgimi për migrantë në Gjirin e Guantanamos, të cilën ai tha se do të mbajë deri në 30,000 persona.

Ai tha se objekti në bazën detare, që do të jetë i ndarë nga burgu ushtarak me siguri të lartë, do të strehojë “të huajt më të këqij, kriminelë të paligjshëm që kërcënojnë popullin amerikan”.

Gjitoni Guantanamo është përdorur prej kohësh për të strehuar emigrantë, një praktikë që është kritikuar nga disa grupe për të drejtat e njeriut.

Më vonë të mërkurën, Tom Homan, tha se objekti ekzistues atje do të zgjerohej dhe do të administrohej nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Hamasi pritet të lirojë të tjerë pengje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të premten, tre pengje izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë pritet të lirohen nga Hamas, ka thënë Izraeli. Dy gra, Arbel Yehud, 29 vjeçe, dhe Agam Berger, 20 vjeçe, si dhe një burrë 80-vjeçar, Gadi Moses, janë identifikuar si izraelitët që do të lirohen.

Nëse ky proces përfundon, do të jetë lirimi i tretë i pengjeve në kuadër të marrëveshjes së fundit të armëpushimit në Gaza. Në këmbim të izraelitëve, 110 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

Emrat e pengjeve tajlandeze nuk janë bërë ende publike. Lirimi i tyre do të jetë një veprim i njëanshëm nga Hamas dhe nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes. Ata raportohet se janë punëtorë bujqësorë që u rrëmbyen nga Izraeli, në vendin ku ata punonin. Qeveria e Tajlandës ka thënë se gjashtë shtetas të saj po mbahen ende peng në Gaza.

Zgjidhet presidenti i përkohshëm i Sirisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Ish-udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi rebel islamik që udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, muajin e kaluar, është emëruar president i Sirisë përkohësisht.

Emërimi i Ahmed al-Sharaa, i cili ka vepruar si udhëheqës de-fakto i vendit që nga fillimi i dhjetorit, erdhi pas një takimi të krerëve të fraksioneve rebele të mërkurën dhe u njoftua nga një zëdhënës ushtarak.

Zëdhënësi njoftoi një sërë ndryshimesh të tjera, duke përfshirë shpërndarjen e parlamentit të Sirisë, formimin e një këshilli legjislativ dhe anulimin e kushtetutës së vendit të vitit 2012.

U shpërndanë edhe agjencitë ushtarake dhe të sigurisë të Sirisë, për t’u zëvendësuar me institucione të reja sigurie dhe ushtri.