Të shkosh në shtrat duke u dukur si një personazh filmi horror me shpresën se do të zgjohesh si një yll - ky është koncepti që po çmend rrjetet sociale!
Nëse ke parë video të “morning shed” në TikTok, atëherë e di mirë se për çfarë bëhet fjalë: krijuesit shfaqen me fytyrën plot ngjitëse kundër akneve, maska gjigante, shirita për ngritjen e mjekrës dhe duken sikur kanë dalë nga një film fantastiko-shkencor. Pastaj, në mëngjes, heqin të gjitha këto dhe - voilà! - zgjohen me një pamje të freskët dhe natyrale, sikur kanë fjetur mbi petale trëndafili.
@maytexmyers another day another shed! Just uploaded a full indepth video explaining what everything is for? if you don’t like it you don’t have to do it and remember! This is not just for beauty! This has greatly improves my nighttime rest? #dailyshed #deshedding #morningshed #morningroutine #morningskincare #overnightcurls #fy #fyp #parati ? once upon a dream - ? @christifritz See ya in the morning??Seth thinks its too much…but it’s so worth it #morningshed #skincare #relationshipgoals ? original sound - Christi Fritz
Por, a ka vërtet efekt ky trend apo është thjesht një tjetër iluzion interneti? Le të zbulojmë se cilat produkte ia vlejnë dhe cilat mund të jenë një sabotim për rutinën tënde të bukurisë.
Maskat e fytyrës dhe ngjitëset për akne
Shumica e videove të “morning shed” nisin me krijuesin që heq me ngadalë maskën e fytyrës ose ngjitëset për akne, duke zbuluar një lëkurë të shndritshme dhe të hidratuar.
Sipas dermatologëve, ngjitëset për akne janë vërtet efektive, pasi ndihmojnë në shërimin dhe uljen e inflamacionit duke thithur yndyrën e tepërt dhe duke mbrojtur lëkurën nga kontakti me bakteret.
Po maskat e fytyrës? Ato mund të mos jenë aq të pafajshme sa duken!
“Mjaft produkte për kujdesin e lëkurës përmbajnë përbërës aktivë në përqendrime që janë të përshtatshme vetëm për përdorim afatshkurtër,” thotë dermatologia Angela Casey. Me fjalë të tjera, nëse një maskë rekomandohet për 10-20 minuta, lënia e saj gjithë natën mund të sjellë më shumë dëme sesa përfitime.
“Shumë nga këto maska përmbajnë përbërës që mund të jenë tepër agresivë për lëkurën kur përdoren për një kohë të gjatë, duke çuar në tharje, irritim, skuqje dhe madje ekzemë,” paralajmëron dermatologia Helen He.
Pra, çfarë duhet të mbash mend? Lexo gjithmonë udhëzimet e produktit dhe mos u mashtro nga rezultatet e influencerave në internet. Ajo që i jep atyre një shkëlqim perfekt, mund të të dhurojë ty një shpërthim aknesh!
Burimi: HuffPost