Sezoni i dytë i “Wednesday” po vjen!
Netflix ka publikuar trailer-in prej disa sekondash nga seritë e ardhshme të "Wednesday", duke ofruar një ide rreth sezonit të dytë.
View this post on Instagram
Në sezonin e dytë, Jenna Ortega kthehet në rolin e Wednesday Addams, së bashku me Catherine Zeta-Jones, Luis Guzmán, Emma Myers dhe Joey Sunday.
Përmbledhja na shfaq spitalin psikiatrik “Willowhill”, dhe në postimin e tij në X, Netflix e shoqëroi me frazën: "Nuk jeni gati për sezonin e dytë të “Wednesday'".
"Showrunners" dhe producentët ekzekutivë, Alfred Gough dhe Miles Millar thanë se sezoni i dytë do të jetë "më i errët dhe më kompleks", ndërsa Ortega në një intervistë të mëparshme për “Vanity Fair” premtoi se personazhi i saj do të ketë më shumë elemente të frikshme.
Pjesëmarrës të rinj në kastin e sezonit të dytë përfshijnë Christopher Lloyd, Steve Buscemi, Billy Piper dhe Evi Templeton. "Wednesday" do të kthehet në Netflix gjatë vitit 2025.
Detaje rreth sezonit të dytë
Sezoni 2, i cili përbëhet nga 8 episode, u krijua me regji nga Paco Cabezas dhe Tim Burton. Në serial do të rikthehen Luis Guzmán në rolin e Gomez Addams, Catherine Zeta-Jones në rolin e Morticia Addams, Emma Myers si Enid Sinclair dhe Joy Sunday në rolin e Bianca Barclay.
Producentët ekzekutivë kanë shprehur entuziazmin e tyre për mundësinë e prezantimit të një kasti të larmishëm personazhesh të rinj. Personazhet e familjes Addams u shfaqën për herë të parë kur programi debutoi në nëntor 2022.
Seriali arriti kombinimin ideal mes horrorit dhe dramës, e cila kishte në qendër personazhin e Wednesday (Jenna Ortega) dhe përvojat e saj në “Nevermore Academy”.
Artikuj të sugjeruar:
- Fansat e horrorit do të jenë shumë të lumtur me ndryshimet në “Wednesday 2
- Pas gjithë zërave, Netflix konfirmon se ç’do të ndodhë me sezonin e dytë të “Wednesday”
- Çfarë fshihet pas kërcimit të 'Wednesday', që na fiksoi keq të gjithëve?!
- Kërcimi i 'Wednesday' është zyrtarisht viral në TikTok: Jeni gati për sfidë?