Java e modës është në lulëzim të plotë në Paris dhe po tërheq disa nga të famshmit më elegantë në planet, si zakonisht. Një nga ato të famshme shik nuk është askush tjetër përveç Zoë Kravitz, e cila u shfaq dje në sfilatën e veshjeve për meshkuj, Saint Laurent.
Për këtë rast ajo ka veshur një trend fustanesh nga shtëpia e modës për të cilën njerëzit vazhdojnë të jenë të ndarë në opinionet e tyre. Pavarësisht nëse të pëlqen apo jo, nuk mund të mohohet se trendi është një nga më të bukurit e sezonit.
Trendi i veshjeve që po i referohemi janë fustanet boho dhe Kravitz zgjodhi një minifustan ngjyrë bezhë me një sup jashtë. Ajo e kombinoi fustanin e sezonit aktual Saint Laurent me një rrip të gjerë lëkure dhe sandale me rripa shumëngjyrësh nga e njëjta markë.
Vazhdo të shikosh pamje të fustaneve të ngjashme nëse pranon të bësh pjesë në “ekipin” e boho-s:
#1.
#2.
#3.
Artikuj të sugjeruar:
- Nëse s’e kishe ndarë mendjen akoma, Jennifer Lawrence do të të bindë të blesh këto atlete
- Zgjedhja e J.Lo-së për të stiluar fundet e saj do t’ju frymëzojë për daljen e radhës në qytet
- Kjo veshje e Sydney-t është perfeksion, por zgjedhja e xhinseve mbetet për vajza të guximshme
- Kylie e di shumë mirë që duket yll me këtë kombinim rrobash dhe po sigurohet që ta kuptoni edhe ju
- Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner këtë javë do doni t’i blini me sekonda!
- Jennifer Lawrence sapo veshi pantallonat që do zgjidhnim të gjitha në vend të streçeve të ngushta
Burimi: Who What Wear