Pak orë para ceremonisë së Grammy-ve, Kanye West u rikthye në rrjetet sociale dhe bëri bujë duke ndjekur për pak kohë vetëm Taylor Swift në Instagram. Më pas, ai zgjodhi të ndiqte vetëm bashkëshorten e tij, Bianca Censori, me të cilën shkoi në event.
West u shfaq në tapetin e kuq përpara Swift, e cila këtë vit ishte e nominuar për disa çmime me albumin "The Tortured Poets Department". Thuhet gjithashtu se ai u largua para se ajo të shkonte atje.
Para se Swift të shfaqej në tapetin e kuq me fustanin e saj mahnitës, West u largua nga ceremonia. Megjithatë, ka raportime kontradiktore mbi çfarë ndodhi.
Sipas Page Six, West u përjashtua nga eventi. Një burim tha për median se policia e shoqëroi jashtë atë dhe Censori-n pas një “momenti të çmendur me veshjen e tyre në tapetin e kuq”, duke iu referuar faktit që Censori mbërriti e veshur (më saktë zhveshur) me një fustan transparent.
Veshja e saj nuk u prit mirë nga publiku. “Njerëzit normalë arrestohen për këtë gjë, por kur të famshmit zhvishen, na qenka çështje mode,” shkroi dikush. “Ky është një ekspozim i pahijshëm dhe në disa shtete mund të të quajnë dhunues seksual,” lexohet në një tjetër koment. "Unë nuk e di se si Bianca lejohet të shfaqet fjalë për fjalë lakuriq në Grammy Awards, por ok kjo është bota në të cilën jetojmë tani,” ironizoi një tjetër.
View this post on Instagram
Ndërkohë, TMZ e mohoi këtë version, duke raportuar se policia nuk ishte e përfshirë. Një burim tha se West ishte i ftuar në Grammy si i nominuar për kategorinë “Kënga më e mirë rap” dhe se ai “eci në tapetin e kuq, hipi në makinën e tij me dëshirë dhe u largua,” duke shtuar se “policia dhe sigurimi i Grammy-ve nuk u përfshinë aspak.”
Artikuj të sugjeruar: