Nëse flini më shumë se partneri juaj, shkenca të jep të drejtë, pasi shprehet se ju keni nevojë për më shumë gjumë se ai. Në të vërtetë, studiuesit në Universitetin Loughborough të Britanisë arritën në përfundimin se gratë përdorin më shumë mendjen e tyre dhe, për rrjedhojë, kanë nevojë për më shumë gjumë.
Konkretisht, siç tha drejtori i qendrës kërkimore, Jim Horne:
"Truri i grave është i programuar ndryshe, kështu që ato kanë nevojë më shumë për gjumë". Ata priren të kryejnë shumë detyra dhe të jenë fleksibël, kështu që përdorin një pjesë më të madhe të trurit të tyre sesa meshkujt."
Efekti i gjumit në funksionin e trurit ende nuk është kuptuar plotësisht, megjithatë mungesa e tij ndikon në funksionet më të larta mendore si vendimmarrja dhe kontrolli i emocioneve dhe sjelljes. Gjumi i pamjaftueshëm gjithashtu duket se prek më shumë gratë: në një studim nga “Horne” me 210 gra dhe burra të moshës së mesme, pagjumësia ishte e lidhur më ngushtë me element si nivele të larta stresi, agresioni, nervozizmi dhe depresioni.
Por sa më shumë gjumë u duhet femrave? Rreth 20 minuta më shumë, përgjigjen studiuesit. Mund të duket pak, por në baza javore përkthehet në dy orë e njëzet minuta.
Artikuj të sugjeruar: