Showbiz dhe TV

Jozi flet për aludimet lidhur me orientimin e tij seksual: “Jam 100% burrë”

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2025

Jozi flet për aludimet lidhur me orientimin e tij seksual: “Jam 100%

Menjëherë pas përjashtimit nga “BBVA”, Jozi ka dhënë intervistën e tij të parë, ku ka folur lidhur me shumë aludime që janë bërë gjatë kohës që ai ishte në shtëpi.

I pyetur në emisionin “Shqipëria live” mbi pretendimet e shpërndara në rrjet se ai është homoseksual, Jozi e mohoi me vendosmëri, duke thënë se është “100% burrë”.

“Jozi është me mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100%. Bernardi është pak i çuditshëm me këto deklarata.”, u shpreh Jozi.

Sa i përket fotove të publikuara me një tjetër djalë që pretendohej se është partneri i tij, Jozi hodhi poshtë të tilla dyshime, duke thënë se ai është mik i familjes së tij.

“Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shoku jonë, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal.

Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në Lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë.

Mosekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë. Përshëndes vëllezërit e tij.”, shtoi Jozi.

Nga ana tjetër, ai kërkoi falje për deklaratën e bërë në drejtim të Gjestit, e cila solli dhe përjashtimin e tij me zarf të zi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Artikuj të sugjeruar: