Dashuria, takimet romantike dhe flirtet janë një gjë, por kur vjen puna te martesa, vulat dhe ligjet, historia ndryshon!
Pavarësisht se çdo shenjë e zodiakut mund të martohet, disa shenja dallohen për skepticizmin e tyre ndaj kësaj ideje. Sipas astrologëve, këto janë 3 shenjat më pak të prira për të thënë “Po”!
Binjakët
Binjakët kanë plot dashuri për të dhuruar, por koncepti i martesës i tremb. Kjo shenjë e ajrit, gjithmonë e dyzuar, e sheh martesën si një bast të madh plot të panjohura dhe angazhime. Si natyrë analitike dhe e prirë nga faktet, një Binjak e ka të vështirë të pranojë se nuk ka një garanci apo formulë të saktë për një investim kaq të gjatë në kohë.
Shigjetari
Shigjetari është eksplorues i lindur dhe gjithmonë kërkon aventurën e radhës. Martesa shpesh u duket si një dorëzim i lirisë, një kufizim për shpirtin e tyre të pangopur me përvoja të reja.
Për më tepër, Shigjetarët kanë zakonin të zgjedhin partnerë shumë ndryshe nga ata, duke i parë marrëdhëniet si një mënyrë për të zgjeruar horizontet. Problemi? Kur magjia e parë shuhet, ata shpesh zbulojnë se nuk kanë baza të forta për të ndërtuar një lidhje të qëndrueshme.
Ujori
Ujorët e shohin botën përmes një këndvështrimi inovativ dhe shpesh ndihen më rehat në marrëdhënie platonike sesa në lidhje tradicionale. Ata preferojnë një lidhje të bazuar në miqësi dhe vlera të përbashkëta sesa në romancë klasike, pasion apo kimi fizike.
Si natyrë rebele, Ujori zgjedh gjithmonë origjinalitetin mbi konformizmin dhe për shumë prej tyre, kjo do të thotë të mos futen në kornizat e martesës.
Pra, nëse njeh ndonjë Binjak, Shigjetar apo Ujor, mos e prit shumë me entuziazëm ftesën për dasmë… por kurrë mos thuaj kurrë!
Artikuj të sugjeruar: