Celebrity

Belén Rodriguez thumbon Chiara Ferragni-n dhe Fedez-in

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2025

Belén Rodriguez thumbon Chiara Ferragni-n dhe Fedez-in

Skandali Ferragnez, që ka ngjallur kuriozitetin e të gjithëve, nuk i ka shpëtuar as Belén Rodriguez, e cila përmes një ironie karakteristike, ka thumbuar në rrjete sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, teksa përgatitej për të regjistruar një episod të programit të saj “Amore alla prova – La crisi del settimo anno”, showgirl-i komentoi me ketë batutë:

“Gjithsesi, në fund të fundit, me gjithë këto thashetheme që po qarkullojnë, unë kam qenë më e mira nga të gjithë.”

Komenti nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit që e lidhën menjëherë me dramën Chiara-Fedez.

Këto ditët e fundit, ish-paparaci Fabrizio Corona ka pretenduar se di detaje për ish-çiftin, ku ndër të tjera ka deklaruar se Fedez e ka tradhtuar Chiara-n me Angelica Montini-n. Ai gjithashtu është shprehur se edhe Chiara e ka tradhtuar Fedez-in me burra të tjerë, përfshirë këngëtarin Achile Lauro.

Fedez dhe Chiara reaguan publikisht. Fedez pranoi një pjesë të akuzave, ndërsa Chiara jo.

Pse komenti i Belén-it u konsiderua si kunjë? Sepse në dhjetor të vitit 2023, ajo zbuloi në “Domenica In” se ish-partneri Stefano De Martino e kishte tradhtuar.

Belén Rodriguez thumbon Chiara Ferragni-n dhe Fedez-in

"Nuk përfundoi për shkak të një tradhtie, por nisi me një tradhti," tha Belén, duke treguar se e kishte zbuluar tradhtinë e bashkëshortit pas rreth një muaji, por kishte zgjedhur të mos reagonte menjëherë. "Madje bisedova me zonjushat e përfshira, e pranuan menjëherë gjithçka. Ishin rreth dhjetë, arrita deri në 12, pastaj ndalova së telefonuari."

Belén dhe Stefano kanë pasur një raport të ndërlikuar. Ata u njohën në vitin 2012, në “Amici di Maria De Filippi”. Në vitin 2013 u bënë prindër të djalit Santiago, i cili lindi në prill dhe ata e kurorëzuan lidhjen me martesë në shtator të po këtij viti. Dy vite më vonë, në 2015, u ndanë. Më pas, u ribashkuan sërish në vitin 2019, për t’i dhënë fund lidhjes një vit më vonë. Pas një krize, u ndanë sërish dhe rindezën shkëndijat, për t’i dhënë fund njëherë e mirë në vitin 2023.

Për më shumë informacion për dramën Ferragnez: