Showbiz dhe TV

Arbana nuse! Moderatorja poston një video të papublikuar nga dasma

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2025

Arbana nuse! Moderatorja poston një video të papublikuar nga dasma

Duhej një intervistë me grimierin e njohur, Arbër Bytyqi, që Arbana Osmani të bindej për të ndarë disa pamje se si dukej ajo nuse. Moderatorja është treguar shumë e rezervuar lidhur me ceremoninë e dasmës së saj me regjisorin, Eduart Grishaj, por së fundmi ka publikuar një video, ku na tregon se si është dukur në ditën e kurorëzimit të dashurisë.

Më flokët e mbledhura pas dhe vetëm baluket e lëna para, moderatorja shfaqet me vellon e bardhë, teksa ka zgjedhur një grim në tonet e natyrales.

Arbana nuse! Moderatorja poston një video të papublikuar nga dasma

Më herët, ajo publikoi vetëm një foto nga dasma krah bashkëshortin të saj.

Arbana nuse! Moderatorja poston një video të papublikuar nga dasma

Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të vitit 2023 në Toskana të Italisë. Prezentë në ceremoni ishin shumë të njohur, miq të dyshes, të cilët respektuan zgjedhjen e tyre duke mos publikuar asnjë pamje nga dasma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirembrema Yje (@mirembremayje)

Artikuj të sugjeruar: