Celebrity

S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam nazist dhe Hitleri ishte i paparë!”

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2025

S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam

Kanye West po përhap edhe një herë gjuhë urrejtjeje antisemitike duke thënë se mbështet idetë e Adolf Hitler-it dhe identifikohet si nazist me një shaka tronditëse kundër popullit hebre.

West, që ka ndryshuar tashmë emrin e tij në Ye, ka nisur deklarat e tij troditëse, por jo të pazakonta për të, që me mbështetjen e devotshme ndaj P. Diddy-t, deri te urrejtja e tij e qartë ndaj hebrenjve.

S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam
Getty

Përveç identifikimit si nazist, Ye shkon një hap më tej, duke deklaruar se po synon të "normalizojë bisedat për Hitlerin" duke thënë, "Hitleri ishte shumë i paparë".

S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam

Ye vazhdon të sulmojë me deklaratat e tij hebrenjtë, duke përhapur një sërë teorish të dëmshme konspirative antisemite.

Në vitin 2022, Ye gjithashtu filloi të sulmonte publikisht hebrenjtë në rrjetet sociale dhe shfaqjet televizive, duke i thënë Piers Morgan se “dëshironte të dëmtonte popullin hebre për mosmarrëveshjet me ta në industrinë muzikore”.

Në dhjetor 2023, artisti kërkoi falje - në hebraisht - për fyerjet e tij të mëparshme antisemitike dhe mbështetjen për Hitlerin. Por tani, ai nuk po tregon asnjë keqardhje.

S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam

Eshtë e panevojshme të thuhet se Kanye West, po kthen shumë koka, edhe një herë tjetër.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: TMZ