Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kosova mban zgjedhjet parlamentare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare,  të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

 Në këto zgjedhje garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Për katër vjet qeverinë e udhëhoqi partia Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin,  i cili kërkon një tjetër mandat përballë kandidatëve të tjerë.

Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës.

Përmbyset aksidenti në Meksikë, disa viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dhjetëra njerëz humbën jetën në një aksident rrugor në jug të Meksikës, ku një autobus u përmbys.

Sipas Reuters, autobusi po udhëtonte midis Kankunit dhe Tabaskos. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, e as numri i saktë i viktimave.

Sipas një liste emrash të publikuar nga kompania e menaxhimit të autobusëve, Tours Acosta, në autobus ndodheshin rreth 44 pasagjerë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentet, teksa ngjarja po hetohet.

Trump zbulon se ka biseduar me Putinin për luftën në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump ka zbuluar se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump theksoi se Putin “dëshiron që të mos vdesin më njerëz.”

Ai shtoi: "Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është kaq e keqe në Ukrainë. Unë dua t'i jap fund kësaj gjëje të mallkuar".

Presidenti amerikan tha se nuk do të zbulonte se sa herë ka folur me Putinin, por shtoi se ata kanë një "marrëdhënie të mirë".

Protesta masive në Gjermani kundër ekstremit të djathtë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 200,000 protestues janë mbledhur në qytetin jugor gjerman të Mynihut kundër ekstremizmit të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) është aktualisht në vendin e dytë në sondazhet e fundit dhe kjo ka shkaktuar protesta të gjera në të gjithë vendin përpara se votuesit të shkojnë drejt kutive të votimit më 23 shkurt.

Organizatorët e ngjarjes vlerësuan se turma mund të përfshinte deri në 320,000 njerëz, shumë prej të cilëve mbanin shenja kundër AfD me slogane si, "Racizmi dhe urrejtja nuk janë alternativë".