Një fotografi e postuar nga Chrissy Teigen në llogarinë e saj personale në Instagram ka shkaktuar reagime të forta. Në foto modelja e njohur shfaqet në një vaskë plot me ujë, duke u larë me tre nga katër fëmijët e saj.
Ky imazh ndau ndjekësitë e saj në dy “kampe”. Shume njerëz ndanin mendimin se djali i saj, Miles, tashmë është mjaft i madh për të ndarë një moment të tillë intim si larja, me nënën e tij.
Disa e konsideruan skenën të pafajshme dhe normale, duke theksuar se nuk ka asgjë shqetësuese në këtë foto.
Të tjerë, megjithatë, shprehën një mendim tjetër, duke argumentuar se një fëmijë në këtë moshë duhet të lahet vetëm, pa nënën e tij.
View this post on Instagram
Nën postimin e Chrissy Teigen në Instagram kishte me dhjetëra komente, ku shumë prej tyre theksonin se një imazh i tillë mund të konsiderohet i papërshtatshëm apo i turpshëm, ndërsa të tjerë tentuan ta mbrojnë atë, duke theksuar se ishte një moment i bukur familjar që nuk duhet keqinterpretuar.
Dikush komentoi se "Miles është shumë i madh për të bërë dush me nënën e tij", ndërsa një tjetër shtoi se "askush në atë moshë nuk do të donte të bënte banjë me nënën e tij ".
Nga ana tjetër, një nga ndjekësit e saj e ka mbështetur duke thënë se “ai kurrë nuk do të gjykonte një prind që lahet me fëmijët.”
Artikuj të sugjeruar: