Shqipëria

Arrestohet Erion Veliaj!

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2025

Arrestohet Erion Veliaj!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Gjykatës së Posaçme (SPAK).

Arrestimi i Veliajt është bërë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, teksa kryebashkiaku ndodhej në zyrën e tij. Momenti është publikuar nga Ballkanweb.com.

Po ashtu, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Mbi kryebashkiakun e Tiranës rëndojnë disa akuza, por SPAK nuk ka dalë ende me një version zyrtar.