Celebrity

Ylli i “Sex and the City” flet për skenat seksuale: “Nuk ndihesha e mbrojtur”

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2025

Ylli i “Sex and the City” flet për skenat seksuale: “Nuk

Kristin Davis nuk ndihej gjithmonë rehat si Charlotte në xhirimet e “Sex and the City”, veçanërisht kur bëhej fjalë për seksin. Kështu është shprehur vetë aktorja në një intervistë të dhënë së fundmi.

Në një intervistë për “People”, aktorja foli për xhirimet e skenave më intime të serialit, duke thënë se nuk ndihej “rehat” në ditët e para, veçanërisht duke pasur parasysh që personat që ndihmojnë në këto skena nuk ishin ishin të zakonshëm në setet e viteve '90.

Fillimisht, Davis deklaroi se ishte "e hutuar" nga numri i skenave intime në serial dhe nuk besonte se ishin të gjitha të nevojshme, duke theksuar se seriali ishte krijuar për një audiencë që përfshinte kryesisht vajzat dhe gratë.

“Gratë nuk duan t'i shohin ato (skenat seksuale) aq shpesh në një serial”.

Kjo, sipas saj, e bëri të ndihej e “frikësuar” kur bëhej fjalë për xhirimet e skenave seksuale.

“Nuk u ndjeva e mbrojtur”, tha ajo. “Më duhej të fshihesha në dhomën time të zhveshjes në fund të skenarit dhe të telefonoja menaxherin tim në Los Angeles në orën dy të mëngjesit”.

Megjithatë, ajo shpjegoi se gjatë gjashtë sezoneve të serialit, skenat e seksit ndryshuan, duke u fokusuar më shumë në komoditetin e aktorëve dhe "shumë më tepër se si duhet të jenë në serial dhe jetën reale". 

Aktorja kujtoi gjithashtu se si ndiheshin yjet e tjera të serialit për xhirimet e skenave seksuale, duke vënë në dukje se të gjithë kishin qasje të ndryshme për këtë çështje.

Ylli i “Sex and the City” flet për skenat seksuale: “Nuk

Ajo tha se Kim Cattrall, e cila luante Samantha Jones, ishte "e patrembur". Ndërsa Sarah Jessica Parker ishte “më e rezervuar” në xhirime dhe ndihej në siklet në skenat intime. Ndërsa Cynthia Nixon-it "thjesht nuk interesonte asgjë”.

Artikuj të  sugjeruar: