Kanye West është përballur me kritika të shumta për deklaratat e tij të fundmit (ka thënë që adhuron Hitlerin), por asgjë nuk e ka ndalur reperin të vazhdojë edhe më tej në “çmendurinë” e tij.
Aktualisht po shet bluza me svastika në faqen e tij të internetit. Shopify, platforma në internet që po merr porositë e bluzave, nuk i është përgjigjur kërkesës së mediave për koment.
Shënim: Svastika është një simbol i lashtë që është shfaqur në shumë kultura në disa kontinente; është një simbol i zakonshëm në Azi, i përdodur nga hindutë, budistët dhe adhuruesit e feve të tjera. Pas vitit 1945, svastika u përdor nga Adolf Hitleri dhe u shndërrua në simbolin më famëkeq të urrejtjes, antisemitizmit dhe supremacisë së bardhë. Në SHBA dhe botën perëndimore, svastika shihet si një simbol i urrejtjes.
Gjatë ditëve të fundit, West ka përhapur një gjuhë urrejtjeje antisemitike, homofobike dhe mizogjene përmes llogarisë së tij në X (ish-Twitter).
Njerëz të famshëm, grupe hebreje, organizata kundër urrejtjes dhe llogari të tjera i kanë kërkuar platformës X, në pronësi të Elon Musk, të ndërmarrë veprime.