
Priscilla Presley tha se të shihte martesën e saj me Elvis Presley-n të shfaqej në ekran në filmin e Sofia Coppola-s të vitit 2023, “Priscilla”, ishte "e vështirë", por e saktë – përveç një detaji, u shpreh ajo.
Priscilla, sot 79 vjeç, tha se filmi – i cili u bazua në kujtimet e saj të vitit 1985, “Elvis and Me” –nuk e realizoi mirë fundin. "Është e vështirë të shohësh veten në film," tha ajo, duke shtuar se nuk e kishte takuar kurrë regjisoren përpara se të mësonte se ajo do të ishte subjekt i një prej projekteve të saj.

Ndërsa Priscilla tha se ishte "shumë e nderuar" që Coppola donte të tregonte historinë e saj, ajo kishte një rezervë për realizimin e filmit nga regjisorja. "Nuk mbaroi si në film mes nesh, Elvis dhe unë përfunduam me shumë dashuri," tha Priscilla.
Siç shpjegoi ajo më pas, çifti mbajtën një miqësi të ngushtë edhe pas divorcit të tyre në 1973, me megayllin e ndjerë - i cili vdiq në moshën 42-vjeçare në vitin 1977 – që shfaqej shpesh në shtëpinë e saj "pa lajmëruar", madje edhe në mes të natës.

"Ai ishte i famshëm, ai ishte i dashur, ai ishte një burrë i bukur, [por] unë thjesht nuk mund ta duroja më atë situatë. Thjesht nuk ishte një jetë e mirë për mua," përfundoi Priscilla kur u pyet edhe një herë për arsyen e ndarjes mes saj dhe Elvis Presley-t.
Burimi: People