Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Netanyahu: “Armëpushimi do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi Hamasin se Izraeli do t'i jepte fund armëpushimit në Gaza nëse pengjet e mbajtura nuk do të ktheheshin siç ishte planifikuar deri të shtunën.

Ai shtoi se kishte urdhëruar trupat izraelite të grumbulloheshin brenda dhe rreth Gazës në përgjigje të njoftimit të Hamasit se do të shtynte lirimin e pengjeve deri në një njoftim tjetër.

Hamasi tha të hënën se do të shtyjë lirimin e planifikuar të tre pengjeve izraelitë të shtunën, duke përmendur pretendimet se Izraeli kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së armëpushimit mes tyre.

Pas tërmetit, një sërë videosh të rreme shpërthimi vullkani shkaktojnë panik për Santorinin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Santorini ka rënë viktimë e një sërë videosh të rreme, virale, të cilat dyshohet se tregojnë ishullin grek të “zhytur” në lavë, situatë e krijuar pas fatkeqësisë që vendi përjetoi si pasojë e tërmeteve të shumta.

Videot janë publikuar kryesisht në TikTok, por disa janë shfaqur edhe në X, ku kanë grumbulluar mijëra shikime, shpërndarje dhe pëlqime.

Ata gjithashtu kanë marrë mijëra komente, dhe ndërsa shumë njerëz duket se besojnë atë që shohin duke shkaktuar panik.

Shumica e videove tregon llavë që rrjedh nga shkëmbi në det, ndërsa vullkanet shpërthejnë përtej malit.

Policia italiane arreston rreth 150 persona në një bastisje ndaj mafies siciliane

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rreth 150 persona u arrestuan të martën në një operacion të madh kundër mafies në Siçili, Palermo, sipas policisë lokale.

Më shumë se 1200 oficerë morën pjesë në bastisjet që synonin goditjen e organizatës kriminale “Cosa Nostra”, një operacion policor që mediat italiane thanë se ishte goditja më e madhe ndaj kësaj organizate në katër dekada.

Gjithsej 183 urdhër-arreste u lëshuan ndaj anëtarëve të organizatës, megjithëse 36 nga të shpallurit në kërkim ishin tashmë në paraburgim, sipas një deklarate të autoriteteve.

Papa Françesku kritikon deportimin masiv të emigrantëve nga Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Françesku ka kritikuar administratën Trump për deportimin masiv të planifikuar të emigrantëve, duke paralajmëruar se një politikë e tillë “do të përfundojë keq”.

Në një letër drejtuar peshkopëve amerikanë, udhëheqësi katolik tha se kombet kanë të drejtë të mbrojnë veten, por theksoi se largimi me forcë i emigrantëve "dëmton dinjitetin e shumë burrave dhe grave dhe të familjeve të tëra, si dhe i vendos ata në një gjendje të veçantë cenueshmërie dhe pambrojtjeje".

Nuk është hera e parë që Papa, i cili prej kohësh u kërkon vendeve të mbrojnë të pambrojturit, kritikon Donald Trump.

Në mandatin e parë të presidentit të SHBA-së, ai tha se kushdo që ndërtoi një mur me qëllimin për të mbajtur jashtë emigrantët "nuk ishte i krishterë".