Brad Pitt është si vera: sa më shumë që kalojnë vitet aq më i mirë bëhet! Këtë na e vërteton teaser-i për filmin e tij të ri, të titulluar "F1 ". Filmi i ri e paraqet Brad Pitt si Sonny Hayes, një ish-pilot i Formula 1, i dalë në pension të parakohshëm, të cilit një personazh (Javier Bardem) i kërkon të rikthehet dhe ta ndihmojë në mentorimin e një piloti fillestar (Damson Idris).
Në teaser-in e publikuar të filmit, ai shfaqet gjysmë i zhveshur, ndërsa na tregon edhe tatuazhet e tij (khem-khem edhe ata dedikuar ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie). Në klip, aktori 61-vjeçar shfaqet i shtrirë në një divan me krahun në dysheme.
Përtej muskujve, ato që bien në sy janë tatuazhet, mes tyre një tornado në krah, si dhe të tjera tatuazhe të ndryshme në gjoks dhe krah. Një nga tatuazhet e tij më të veçanta është data e lindjes së Angelina Jolie. Përveç kësaj, ai ka të gdhendura në trup inicialet e të gjithë fëmijëve të tij, si dhe një “A” për aktoren, në parakrah.
Në dhjetor 2023, ish-çifti më në fund arriti një konsensus duke zgjidhur divorcin e tyre, pas pothuajse një dekade mosmarrëveshjesh për kujdestarinë e fëmijëve dhe betejat ligjore.
Avokati i Jolie tha për “Page Six” se aktorja ndihet e rraskapitur, por edhe e lehtësuar që procedurat e divorcit kanë përfunduar. Dy aktorët u takuan në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në 2005 dhe u martuan në gusht 2014. Megjithatë, aktorja bëri kërkesë për divorc menjëherë pas përvjetorit të tyre të dytë të martesës.
Brad Pitt, i cili aktualisht është në një lidhje me Ines de Ramon, ka tatuazhe të tjera, duke përfshirë shprehjen franceze "jeta është absurd”. Përveç kësaj, në trupin e tij janë fjalët "Alfa" dhe "Omega", një skicë e një motoçiklete, një tornado, një rinoceront dhe një kafkë njeriu.
Artikuj të sugjeruar:
- S’do ju besohet sa kohë ka kaluar: Këta filma legjendarë festuan këto përvjetore së fundmi
- Besoi se po fliste me Brad Pitt-in, gruas i vidhen 850 mijë dollarë online
- Zyrtarisht të ndarë! Përfundon divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt
- Në një lidhje dashurie me Angelina Jolie? Veprimi i fundit i reperit sqaron gjithçka
- Brad Pitt qenka
- Angelina Jolie zbulon pse fëmijët e saj dhe Brad Pitt nuk duan të bëhen të famshëm