Fedez la mënjanë të gjithë polemikat e dramës Ferragnez dhe u ngjit në skenën e Sanremos dukshëm i emocionuar. Kënga e tij, “Battito”, ka pushtuar rrjetet sociale dhe arriti të kthejë vëmendjen te muzika, jo personazhi.
Fedez u ngjit në skenë me një kostum të zi, i emocionuar dhe me lente kontakti të zeza që mbulonin irisin e syrit. Federico Lucia (emri i vërtetë i reperit) prezantoi një këngë që trajton shëndetin mendor.
Reperi mbërriti në Sanremo pas një vale të pafundme polemikash në rrjetet sociale dhe mediatike. Por, sapo u ngjit në skenën e festivalit, gjithë hapësira iu kushtua këngës. “Është një këngë dashurie dedikuar një gruaje që në të vërtetë nuk ekziston dhe që përfaqëson depresionin,” tha vetë reperi, i cili në shumë raste ka shpjeguar se problemet e shëndetit mendor duhet të trajtohen “ashtu si çdo sëmundje tjetër”.
Në rrjetet sociale performanca ishte një nga më të komentuara. Komentet për këngën janë pozitive, të përziera me habi: “Një nga këngët më tërheqëse”, “Është jashtëzakonisht e fuqishme”, “Kënga është shumë e fortë, pavarësisht gjithçkaje”.
Disa thonë: “Është rikthyer Fedezi i vjetër”. I vjetër, i ri apo thjesht Fedez-i, diçka është e sigurt: kënga rikthen vëmendjen jo te personazhi, por te muzika. Dhe kjo nuk është pak.
- Achille Lauro reagon ndaj thashethemeve se Chiara tradhtoi Fedez-in me të
- Chiara i kërkon Fabrizio Corona-s €1 milion: Del një marrëveshje e vitit 2023
- Fedez thyen heshtjen për skandalin e tradhtisë
- Skandali Ferragnez: Fedez humb mijëra ndjekës! Po Chiara?
- Fabrizio Corona shpërthen kundër Chiara Ferragni-t: 'Bizneset e pista dhe tradhtitë e tua'
- Chiara Ferragni shpërthen për të vërtetën lidhur me Fedez: “Mjaft heshta, tani dua të flas!”