Lufta në Ukrainë, Trump bisedon me Putin për t’i dhënë fund
Donald Trump ka biseduar sërish me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka deklaruar se ky i fundit së bashku me presidentin ukrainas kanë shprehur dëshirën për paqe në biseda telefonike me të. Trump urdhëroi zyrtarët e lartë amerikanë që të fillonin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Bisedat erdhën pasi sekretari i mbrojtjes i Trump tha më herët se Kievit do t'i duhet të heqë dorë nga qëllimet e tij të kahershme për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s dhe për të rimarrë të gjithë territorin e tij të pushtuar nga Rusia, duke sinjalizuar një ndryshim dramatik në qasjen e Uashingtonit ndaj konfliktit.
Pasi foli me Putinin për më shumë se një orë, Trump tha se lideri rus, i cili nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022, dëshiron që lufta të përfundojë dhe ata diskutuan "për të krijuar kushtet për një armëpushim në një të ardhme jo shumë të largët".
Ministrat e Jashtëm të BE-së: “Nuk ka paqe në Ukrainë pa pjesëmarrjen e europianëve”
Ministrat e Jashtëm europianë paralajmëruan se bisedimet për të ardhmen e Ukrainës duhet të përfshijnë Europën dhe Kievin, pasi u përhap lajmi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kishin rënë dakord të mbanin "menjëherë" bisedime paqeje.
Ministrat dhe delegacionet e tyre mbërritën në Paris për një takim mbi Ukrainën përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë fundjavë – duke thënë se çdo marrëveshje e ardhshme e paqes do të duhej të negociohej me Ukrainën dhe aleatët e saj europianë.
Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm nga Polonia, Spanja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Ukraina.
FBI: Kemi gjetur 2,400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e John F. Kennedy
FBI tha të martën se ka zbuluar 2,400 të dhëna apo dokumenta të reja në lidhje me vrasjen e presidentit John F. Kennedy, ndërsa agjencitë federale punojnë për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump muajin e kaluar për publikimin e mijëra dosjeve.
FBI tha se po punon për transferimin e të dhënave në Arkivin Kombëtar dhe Administratën e Regjistrimeve për t'u përfshirë në procesin e deklasifikimit.
Qeveria federale në fillim të viteve 1990 urdhëroi që të gjitha dokumentet në lidhje me atentatin e 22 nëntorit 1963 të vendoseshin në një koleksion të vetëm në Arkivin Kombëtar. Dhe ndërsa shumica dërrmuese e koleksionit – që përfshin mbi 5 milionë faqe regjistrimesh – është bërë publike, studiuesit vlerësojnë se 3,000 skedarë nuk janë publikuar, qoftë tërësisht apo pjesërisht.
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit braktisin banesat të panikosur
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë, duke shkaktuar panik në rajonet përreth. Sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte një magnitudë prej 5.0. Zona e goditur ka përfshirë rrethinat e Zaës, Posedarën dhe një pjesë të Likanisë.
Raportimet nga qytetarët dhe mediat kroate shprehet se tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm, ndërsa shumë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Pavarësisht intensitetit të goditjes, ende nuk ka raporte për dëme të mëdha apo viktima, por situata mbetet nën vëzhgim.