
Kanye West do të ketë nevojë për një muzë të re sepse marrëdhënia e tij me Bianca Censori-n ka përfunduar.
West dhe Bianca janë ndarë dhe po shkojnë drejt një divorci, sipas Daily Mail, që ka cituar një burim të afërt me reperin. Një burim me njohuri të drejtpërdrejta tha gjithashtu për TMZ që të dyja palët kanë kontaktuar me avokatët e tyre për divorcin.

Ndarja vjen pas paraqitjes së bujshme të Kanye-s dhe Bianca-s në Grammy dhe përbuzjet antisemite, urrejtjes dhe mizogjinisë në rrjete sociale nga Kanye, ku ai e deklaroi veten nazist dhe lavdëronte figurën e Hitler-it.
Kanë kaluar vetëm 11 ditë që kur Kanye parakaloi me Bianca-n pothuajse të zhveshur në tapetin e kuq të Grammys dhe tani dyshja i dhanë fund martesës.

Disa ditë pas Grammy-t, Kanye shkoi në një përçartje të egër në rrjetin social X dhe gjërat u bënë aq keq sa ai filloi të postonte pornografi, duke e shtyrë Elon Musk të censuronte llogarinë e tij, gjë që thuhet se çoi në çaktivizimin e llogarisë së West.
Kanye publikoi gjithashtu një reklamë të Super Bowl që lidhej me faqen e tij të internetit Yeezy, ku e vetmja gjë për shitje ishte një këmishë me një svastika. Artikulli shkaktoi zemërim dhe tani është hequr nga faqja.

Siç kemi shkruar dhe më parë, Kanye dhe Bianca, patën një ceremoni të fshehtë martese rreth janarit të vitit 2023. Ata nuk ishin asnjëherë të ndrojtur në daljet e tyre publike, Bianca veçanërisht njihej për veshjet e ndryshme zbuluese me të cilat shfaqej gjithmonë.
Tani, mesa duket, çifti Kanye dhe Bianca ka marrë fund.
Artikuj të sugjeruar:
- Kim bëri një rrëfim të sinqertë për gjithë vështirësitë e ndarjes nga Kanye
- Prit, çfarë?! Kanye West po shet bluza $20 me svastika
- S’ndalojnë deklaratat tronditëse nga Kanye West: “Jam nazist dhe Hitleri ishte i paparë!”
- Pas çmimeve Grammy, interneti po bën shumë qejf me fotot e Kanye West dhe Bianca Censori-t
- Jo thjesht një grua që pëlqen të shfaqet lakuriq: Disa fakte që nuk i dije për Bianca Censori-n
Burimi: TMZ