Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Trump nënshkruan urdhrin për tarifa 'reciproke' që synojnë aleatët dhe kundërshtarët

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hartuar një plan për të rritur tarifat “në mënyrë reciproke” me normat e taksave që vendet e tjera vendosin për importet e produkteve amerikane, duke nxitur konfrontimin e mundshëm ekonomik me aleatët dhe rivalët, ndërsa ai kërkon të "eliminojë çekuilibrat tregtar".

“Për qëllime të barazisë do të vendos një tarifë reciproke”, tha Trump në Zyrën Ovale. “Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend tjetër nuk mund të ankohet.”

Presidenti i 47-të i SHBA-së e vuri planin në zbatim duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv të enjten në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Administrata e Trump këmbëngul se tarifat e reja do të barazonin aftësinë e Shteteve të Bashkuara dhe prodhuesve të huaj për të konkurruar.

BE përgatit kundërpërgjigjien ndaj tarifave ndërsa tensionet rriten me Shtetet e Bashkuara

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Donald Trump njoftoi rritjen e tarifave në 25% për aluminin dhe çelikun me vendeve të BE-së. Si pasojë, Komisioni Evropian ka reaguar menjëherë, duke njoftuar se po hartohen masat hakmarrëse.

"Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje - ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale," tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se "BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike".

Bashkimi Evropian mund të përgjigjet me tarifa për aluminin dhe çelikun amerikan, siç bëri në vitin 2018 kur administrata Trump rriti tarifat për importet evropiane.

Aeroplanmbajtësja amerikane “Truman” përplaset me anijen tregtare në brigjet e Egjiptit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Aeroplanmbajtësja amerikane Harry S. Truman u përplas me një anije tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të portit të Said, Egjipt, në Detin Mesdhe.

“Aeroplanmbajtësja e klasit Nimitz USS Harry S. Truman (CVN 75) u përplas me anijen tregtare Besiktas-M rreth orës 23:46 me orën lokale, më 12 shkurt, ndërsa operonte në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin Mesdheut F.S.”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Incidenti shkaktoi një përplasje të rrallë të dy anijeve të mëdha pasi aeroplanmbajtësja 100,000 tonësh u përplas me anijen tregtare 53,000 tonësh Besiktas-M, një anije mallrash me flamur panamez. Nuk dihen ende shkaqet.

Bisedat Trump-Putin, reagon Zelensky: “Nuk pranojmë asnjë marrëveshje pa u përfshirë në negociata”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësitë e tij të para lidhur me telefonatat e presidentit amerikan me atë rus. Ai ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që arrihet pa pjesëmarrjen e Kievit.

"Si një shtet i pavarur, nuk mund të pranojmë asnjë marrëveshje të bërë pa ne. Dua t’u bëj të qartë partnerëve tanë se çdo negociatë bilaterale mbi Ukrainën, dhe jo për çështje të tjera, por ekskluzivisht për Ukrainën, pa përfshirjen tonë, nuk do ta pranojmë," tha Zelensky.

Zelensky shtoi se Trump duhej të kishte folur fillimisht me të dhe më pas me Putin, ndërsa theksoi se nuk do lejojë që skenarët e presidentin rus mbi Ukrainën të zbatohen.