TV Mania

Këtë sezon, ‘Për shqiptarët’ nuk do të moderohet nga Marina Vjollca: Ja kush e prezanton

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2025

Këtë sezon, ‘Për shqiptarët’ nuk do të

Rikthimi i Marina Vjollcës në Top Channel duket se zgjati vetëm një sezon. Programi “Për shqiptarët” me Elvis Naçin do të rinisë së shpejti do të moderohet nga Bora Zemani.

Bora është gati për një rrugëtim të ri televiziv, pas përfundimit të “Piramida”.

“Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te ‘Piramida’ ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. [Ky] është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri-tjetrit,” u shpreh ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

“Për shqiptarët”, një progam që ka si synim të ndihmojë njerëzit me vështirësi ekonomike, do të nisë këtë të diel.

Nga ana tjetër, Marina nuk ka zbuluar detaje nëse do të rikthehet me ndonjë projekt televiziv.