Le të themi se nuk kemi lajme shumë të mirë për ju që shikoni vazhdimisht seriale që trajtojnë histori të vërteta krimi. Ekspertët kanë dalë në përfundimin se relaksimi duke parë seriale me tema të tilla nuk është i shëndetshëm. Në fakt, ato vërejnë se është një “flamur i kuq” që fsheh probleme të pazgjidhura emocionale.
Ekspertët gjithashtu nxisin ata që i pëlqejnë këto seriale të pyesin veten pse.
"Nëse ideja juaj e relaksimit para gjumit është të shikoni tre episode të një serie të vërtetë krimi, atëherë unë do t'ju inkurajoja të mendoni, "Pse trauma është relaksuese për mua?"
Ndërkohë, sipas psikologëve, shumë prej nesh janë rritur në situata me stres të lartë, ndaj mund të ndihemi “familjarë” me këto histori jo dhe aq relaksuese.
Nga ana tjetër, Dr. Elizabeth Jeglic, shpjegon në podkastin "Crime Reads" pse të mbijetuarit e traumës mund të jenë kaq të interesuar për këto lloj historish.
"Unë mendoj se është e mundur që njerëzit që kanë një histori traume të tërhiqen nga krimi i vërtetë për t'i rijetuar disi ato situata traumatike në një mjedis të sigurt ku ata kanë më shumë kontroll."
Megjithatë, nëse jeni nga ata që relaksoheni, kënaqeni dhe pëlqeni të dëgjoni dhe shikoni histori të vërteta krimi, dijeni që nuk jeni vetëm dhe sigurisht, nuk duhet të shqetësoheni për asnjë nga sa më sipër, pasi ato janë thjesht mendime të dy ekspertëve.
View this post on Instagram
Në ndryshim nga të gjitha sa më sipër, ne raportojmë se sipas "Psychology Today", ka pesë arsye pse mund të na tërheqin podkastet dhe përmbajtjet e vërteta kriminale , dhe këto janë këto:
1. Formulën narrative e gjejmë si “relaksuese”.
2. Përmbajtja e vërtetë e krimit rrit ndjenjën e qartësisë morale.
3. Na ofron emocione të ngjashme me filmat horror.
4. Na bën të ndihemi sikur i kuptojmë më shumë kriminelët dhe, për rrjedhojë, ndihemi më të informuar për të kuptuar apo për t’u përballur me krimin e jetës reale.
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: